Rama: Shqipëria ka avantazhin që prodhon energji 100% të gjelbër

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ka avantazhin se prodhon 100% energji të gjelbër, vlera e së cilës në portofolin energjetik të Europës është shumë e lartë, krahasimisht me energjinë që vjen nga burimet fosile


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ka avantazhin se prodhon 100% energji të gjelbër, vlera e së cilës në portofolin energjetik të Europës është shumë e lartë, krahasimisht me energjinë që vjen nga burimet fosile

Gjatë prezantimit të projektit për ndërtimin e parkut eolik në Tropojë, Rama u ndal te një tjetër marrëveshje e rëndësishme në fushën e energjisë, ajo mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Shqipëria sot është në një nivel krejt tjetër. Nuk besoj se një dekadë më parë do ta imagjinonte dot ndokush që Shqipëria do të bëhej palë me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë për të ndërtuar një bashkëpunim trilateral në funksion të energjisë të Europës dhe Shqipërisë”, tha Rama.

Duke folur për projektet në fushën e energjisë, Rama tha se “kemi në proces dhe rreth 1500 megavat të tjera që janë në ndërtim dhe proces licencimi”.

Me këto kapacitete, Rama tha se vendi plotëson nevojat e brendhshme për sovranitetin energjetik, ndaj dhe sipas tij, “jemi më ambicioz se kaq”.

“Kur them energjinë në Europë, kam parasysh rritjen e kapacitetit këtu në Shqipëri në mënyrë që ne nga njëra anë të kontribuojmë për sigurinë energjetike të Europës, por nga ana tjetër të bëjmë edhe ne para për fondin e Republikës së Shqipërisë njësoj si të tjerët, jo thjesht mbledhje më të mirë të taksave dhe shpenzim të taksave për të blerë energji jashtë siç u bë për shumë e shumë vite me radhë”, tha Rama.

Rama theksoi se Shqipëria ka avantazhin që prodhon energji 100% të gjelbër.

“Ne nuk kemi barrën t’i paguajmë të shkuarës taksën e karbonit e cila me sa di unë është shumë e rëndë. Për këtë arsye kompanitë e shikojnë me shumë interes Shqipërinë”, shtoi Rama.

Duke folur për partneritetin tripalësh me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë, Rama tha se “arsyeja pse këto dy vende janë të fokusuara te ky partneritet me Shqipërinë është se Shqipëria prodhon dhe shet energji të pastër”.

“Shqipëria është treg i vogël, por Shqipëria është një pikë me një kapacitet të madh strategjik, sepse dihet ju do prodhoni këtu nga era dhe do eksportoni. Kështu që tregu juaj është Europa. Se po mos të ishte Shqipëria kaq e rëndësishme potencialisht, kinezët që janë civilizimi më i vjetër edhe tregtarët më të padiskutueshëm nuk do i kishin vënë syrin dhe nuk do e konsideroni Shqipërinë si “pikën e mjaltit” në gjithë Europën apo jo? Kështu që duke u bazuar tek mençuria mijëravjeçare e Kinës edhe duke u bazuar tek eksperienca dhe uria për fitim e Amerikës, ne jemi fiks vendi i duhur, në kohën e duhur për ju edhe për të gjithë të tjerët që duhet të vijnë këtu në këtë treg të vogël, për të kapur tregun e madh që është jashtë kufijve të këtij vendi të vogël”, u shpreh kryeministri.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Miratohet kompensimi i kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe masës së kompensimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet kompensimi i kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe masës së kompensimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore…