Rama: 130 mjete borëpastruese dhe 800 punonjës të ARRSH në terren për të mbajtur hapur akset rrugore

Kryeministri Rama apeloi që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur pasditen e të shtunës se, në kushtet e motit të keq me reshje intensive shiu dhe dëborë të denduar, ekipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) janë në terren pa ndërprerje, duke punuar ditë e natë për të mbajtur akset rrugore të hapura dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve në lëvizje.

Kryeministri Rama apeloi që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të ulin shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht në zonat malore ku reshjet kanë krijuar vështirësi të lëvizshmërisë.

Sipas të dhënave nga ARRSH, Rama tha se, “aktualisht janë në terren: 130 mjete borëpastruese; 577 mjete të tjera për menaxhimin e rrugëve; 800 punonjës të angazhuar për sigurimin e qarkullimit; 5300 tonë kripë; 1800 tonë granil”.

Kryeministri Rama theksoi se këto mjete dhe punonjës po veprojnë në zonat ku paraqitet nevoja për normalizimin e situatës, duke garantuar qarkullimin dhe sigurinë e qytetarëve në të gjithë vendin.

Rama bëri të ditur gjithashtu se punimet do të vijojnë pa ndërprerje deri në normalizimin e plotë të situatës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj vizitë në Boston, vlerëson rolin e diasporës dhe marrëdhëniet historike shqiptaro-amerikane

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në Boston, ku u prit nga autoritetet më të larta vendore dhe zhvilloi takime…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj vizitë në Boston, vlerëson rolin e diasporës dhe marrëdhëniet historike shqiptaro-amerikane

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në Boston, ku u prit nga autoritetet më të larta vendore dhe zhvilloi takime…