Biznesit i fshihen borxhet tatimore e doganore deri në 2014, lehtësime për 2015–2024

Rreth 202 387 tatimpagues debitorë ndaj administratës tatimore dhe doganore, me detyrime të papaguara në vlerën 162,5 miliardë lekë deri më 31 dhjetor 2024, përfitojnë nga ligji i ri që ka hyrë në fuqi nga 1 janari, i cili parashikon fshirjen, shuarjen dhe lehtësimin e detyrimeve tatimore dhe doganore të bizneseve.


Rreth 202 387 tatimpagues debitorë ndaj administratës tatimore dhe doganore, me detyrime të papaguara në vlerën 162,5 miliardë lekë deri më 31 dhjetor 2024, përfitojnë nga ligji i ri që ka hyrë në fuqi nga 1 janari, i cili parashikon fshirjen, shuarjen dhe lehtësimin e detyrimeve tatimore dhe doganore të bizneseve.

Ligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë”, parashikon fshirjen e plotë të detyrimeve tatimore dhe doganore të papaguara deri më 31 dhjetor 2014, përfshirë principalin, gjobat dhe kamatëvonesat. Në këtë skemë nuk përfshihen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për të cilat ligji parashikon vetëm fshirjen e gjobave dhe kamatëvonesave të krijuara deri më 31 dhjetor 2014. Përfitues nga këto lehtësime janë edhe kategoritë e të vetëpunësuarve në bujqësi.

Përveç detyrimeve para 2015-ës, ligji përcakton edhe skema lehtësuese për detyrimet e krijuara në periudha më të afërta. Për detyrimet që i përkasin periudhës nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2019, tatimpaguesit mund të përfitojnë shuarje të pjesshme nëse paguajnë 50% të principalit deri më 30 qershor 2026, ndërsa pjesa tjetër fshihet. Alternativisht, nëse paguhet 75% e detyrimit deri më 31 dhjetor 2026 me këste mujore, 25% e mbetur fshihet automatikisht. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat për këto periudha fshihen plotësisht.

Për detyrimet e krijuara nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, ligji parashikon fshirjen e gjobave dhe kamatëvonesave vetëm nëse paguhet 100% e principalit deri më 31 dhjetor 2026. E njëjta skemë zbatohet edhe për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi, me kushtin që të shlyhet plotësisht kontributi brenda këtij afati.

Nga borxhi prej 162,5 miliardë lekë deri më 31 dhjetor 2014, rreth 60% përbëhet nga principali në vlerën 98,4 miliardë lekë, 35% nga gjobat dhe 5% nga kamatëvonesat. Vetëm për periudhën deri më 31 dhjetor 2014, borxhi i krijuar në tatime llogaritet rreth 29,5 miliardë lekë, nga të cilat, pa përfshirë kontributet shoqërore e shëndetësore, rreth 25 miliardë lekë parashikohet të fshihen plotësisht.

Në Administratën Doganore, detyrimet e papaguara deri më 31 dhjetor 2024 llogariten në rreth 48,5 miliardë lekë nga 4 684 debitorë, ku pjesën më të madhe e zënë gjobat dhe kamatëvonesat. Borxhi i krijuar deri më 31 dhjetor 2014 në dogana arrin në rreth 25,7 miliardë lekë dhe parashikohet të fshihet tërësisht, si detyrim i papaguar mbi 10 vite.

Në total, ligji parashikon fshirjen e plotë të rreth 525 milionë eurove detyrime të papaguara të bizneseve të krijuara deri në fund të vitit 2014, ku pjesën më të madhe e zënë borxhet për TVSH, tatim fitimin, taksa të tjera dhe gjobat e interesat doganore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Koçiu në Pogradec: Restaurimi i banesave karakteristike nxit turizmin gjithëvjetor

Zëvendëskryeministrja Albania Koçiu pa sot nga afër projektin që po zbatohet në qendrën historike të Pogradecit, një investim prej mbi…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koçiu në Pogradec: Restaurimi i banesave karakteristike nxit turizmin gjithëvjetor

Zëvendëskryeministrja Albania Koçiu pa sot nga afër projektin që po zbatohet në qendrën historike të Pogradecit, një investim prej mbi…