Pjesa më e madhe e bujtinave në Berat, të prenotuara për festat e fundvitit

Festat e dhjetorit po i dhurojnë Beratit nuanca të reja dritash e ngjyrash, ndërsa qyteti, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, përgatitet për ndërrimin e viteve.


Festat e dhjetorit po i dhurojnë Beratit nuanca të reja dritash e ngjyrash, ndërsa qyteti, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, përgatitet për ndërrimin e viteve.

Berati është interesant në çdo ditë të vitit, por dekoret festive të vendosura në të gjitha hapësirat publike e kanë veshur me penelata fishekzjarresh.

Ura e Goricës dhe Ura e Varur të ndriçuara nga dritat festive janë vendi i preferuar për shumë njerëz që kërkojnë të fiksojnë atmosferën e qytetit në telefonat e tyre.

Në të dy anët e urave ndodhen lagjet historike “Mangalemi” dhe “Gorica”, rrugicat e të cilave gjallërojnë çdo ditë të vitit nga turistët vendas e të huaj.

Lagjja “Mangalem” ofron spektakël magjik dritash e ngjyrash, ndërsa është rikthyer projekti “Hijet e Mangalemit” (Mangalem’s Shades), këtë herë nën titullin “Lightwaves” (Dallga e dritave). Projeksionet shumëngjyrëshe nxjerrin në pah arkitekturën e secilës shtëpi karakteristike, ndërsa hijet e rrugicave shtojnë misterin.

Në qendër të qytetit në sheshin “Teodor Muzaka” ndodhet Christmas Market 2025 me 35 shtëpiza, ku biznese të ndryshme ofrojnë panair artizanal me produkte vendase, ushqim tradicional dhe verë nga kantinat e Beratit, të njohura tashmë jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij.

Pjesë e festimeve janë edhe koncertet e ndryshme të organizuara nga bashkia, si pjesë e atmosferës festive me përfshirjen e të gjitha grup-moshave.

Drejtori i Turizmit dhe Aktiviteteve në bashkinë e Beratit, Marius Çepele tha sot për ATSH-në se Berati po preferohet gjithnjë e më shumë për të kaluar festat e fundivitit nga vizitorë vendas, por edhe të huaj.

“Prenotimet në Berat për festat e fundvitit kanë nisur më herët dhe pjesa më e madhe e hoteleve dhe bujtinave janë rezervuar”, shtoi ai.

Berati tërheq mijëra turistë në të gjitha ditët e vitit, ku pjesa më e madhe janë të huaj.

“Nga janari deri në nëntor Berati u vizitua nga 870 mijë vizitorë, ku 80% e tyre janë turistë të huaj kryesisht polakë, francezë, spanjollë, italianë dhe gjermanë. Vetëm Muzeu “Onufri” ka shënuar mbi 100 mijë vizitorë”, tha Çepele.

Berati është një nga destinacionet më të bukura panoramike dhe historike në vend. I shtrirë mes kodrave dhe lumit Osum, ky qytet magjeps me arkitekturën osmane, kulturën e gjallë dhe peizazhet natyrore.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Policimi Komunitar, programi i mbështetur nga Suedia në ndihmë të komuniteteve

Programi i Policimit Komunitar, i mbështetur nga Suedia, një bashkëpunim më i fortë midis shkollave, familjeve, policisë dhe komuniteteve po…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shqipëria dhe Spanja një partneritet europian

40-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Spanjës dhe Shqipërisë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Policimi Komunitar, programi i mbështetur nga Suedia në ndihmë të komuniteteve

Programi i Policimit Komunitar, i mbështetur nga Suedia, një bashkëpunim më i fortë midis shkollave, familjeve, policisë dhe komuniteteve po…