Rama: “EuroAgro Albania”, kanal i hapur dialogu për fermerët dhe bizneset drejt anëtarësimit në BE

EuroAgro Albania”, një platformë e prezantuar këtë javë për fermerët, është një mekanizëm praktik dhe i domosdoshëm për përgatitjen e bujqësisë dhe sektorit ushqimor për tregun e përbashkët europian.

“Serrat inteligjente” në një park industrial të teknologjisë bujqësore në qytetin Jinhua, Provinca Zhejiang e Kinës lindore, 3 qershor 2024./Foto nga VCG

“EuroAgro Albania”, një platformë e prezantuar këtë javë për fermerët, është një mekanizëm praktik dhe i domosdoshëm për përgatitjen e bujqësisë dhe sektorit ushqimor për tregun e përbashkët europian.

Kryeministri Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim” solli sot në vëmendje këtë instrument, ndërsa u shpreh se kapitujt 11, 12 dhe 13, që lidhen me bujqësinë, janë në zemër të procesit të negociatave të anëtarësimit.

“Do të jetë një sfidë e fortë, por çka kemi bërë në një dekadë, na jep besim dhe forcë se do të bëjmë gjithçka duhet për t’ia dalë edhe në dy vitet e ardhshme që t’i mbyllim negociatat deri në fund të vitit 2027”, siguroi Rama.

Kryeministri kujtoi se një dekadë më parë, vetëm 5600 fermerë merrnin një mbështetje simbolike nga shteti.

Ndërsa sot, sipas tij, “janë 67.500 fermerë që përfitojnë çdo vit mbështetje reale, e cila peshon në portofolin e fermës së tyre”.

“Eksportet dikur ishin një privilegj i një grushti fermerësh, ndërsa sot produktet shqiptare shkojnë në 80 vende të botës dhe eksportet kanë kaluar gjysmë miliard euro, ndërkohë që raporti i deficitit tregtar, pra eksporte dhe importe të produkteve ushqimore, ka zbritur nga 1 eksport, 9 import në 1 eksport dhe vetëm 3 import”, tha Rama.

Por, Kryeministri u shpreh se sot jemi në një tjetër nivel, por edhe sfidat janë të një niveli tjetër.

“‘EuroAgro Albania’ nuk është një website më shumë, nuk është një faqe më shumë në internet, por është një instrument pune, një udhërrëfyes hap pas hapi, si burim informacioni për standarde, afate dhe detyrime konkrete, si edhe një kanal dialogu i hapur për fermerët dhe bizneset në këtë rrugë drejt anëtarësimit”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Për herë të parë në një spital publik, ndërhyrje e avancuar koronare nga mjekët e Spitalit Memorial Fier

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bëri të ditur se ndërhyrja u krye te një pacient 72-vjeçar, i diagnostikuar me…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Për herë të parë në një spital publik, ndërhyrje e avancuar koronare nga mjekët e Spitalit Memorial Fier

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bëri të ditur se ndërhyrja u krye te një pacient 72-vjeçar, i diagnostikuar me…