GET: Shqipëria përfiton mbi 71 mln euro nga integrimi në SEPA

Vlerësimi bazohet në një studim të përgatitur nga German Economic Team (GET), organizatë konsulence e mbështetur nga Ministria Gjermane për Ekonominë dhe Energjinë.


Anëtarësimi i Shqipërisë në Sistemin Europian të Pagesave (SEPA) pritet të sjellë një përfitim financiar prej 71.3 milionë eurosh për ekonominë e vendit, duke lehtësuar ndjeshëm kostot e transfertave për qytetarët dhe bizneset që kryejnë pagesa ndërkufitare brenda Europës.

Vlerësimi bazohet në një studim të përgatitur nga German Economic Team (GET), organizatë konsulence e mbështetur nga Ministria Gjermane për Ekonominë dhe Energjinë. Sipas raportit, ulja e tarifave të transfertave ndërkombëtare për pagesat e tregtisë së jashtme do të arrijë në rreth 62 milionë euro, ndërsa kursimet nga remitancat do të tejkalojnë 9 milionë euro.

Të dhënat paraprake tregojnë se vetëm gjatë një muaji janë realizuar transferta përmes SEPA me një vlerë totale prej afërsisht 600 milionë eurosh, duke reflektuar përdorimin e gjerë të këtij sistemi që në fazat e para të funksionimit.

Integrimi në SEPA konsiderohet gjithashtu një faktor kyç për formalizimin e ekonomisë, pasi nxit përdorimin e kanaleve bankare dhe rrit transparencën e transaksioneve financiare.

Sipas skemës së re, transfertat deri në 20 mijë euro nga Shqipëria drejt vendeve të tjera europiane do të shoqërohen me komisione që nuk i kalojnë 2 euro. Për transaksionet deri në 100 mijë euro, tarifat do të jenë 0.01% e vlerës, ndërsa për shuma mbi këtë nivel, komisioni maksimal do të kufizohet në 25 euro.

Për emigrantët shqiptarë që dërgojnë para për familjet e tyre përmes rrugëve zyrtare, komisioni maksimal i transfertës do të jetë 3 euro.

Anëtarësimi në SEPA përbën një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke forcuar lidhjet ekonomike me tregun europian dhe duke krijuar përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Media franceze: Shqipëria surprizon vizitorët e huaj, nga bukuritë e Rivierës te çmimet e favorshme

Një artikull i botuar në median franceze të udhëtimeve “Horticulture” sjell historinë e një familjeje franceze, e cila fillimisht kishte…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Media franceze: Shqipëria surprizon vizitorët e huaj, nga bukuritë e Rivierës te çmimet e favorshme

Një artikull i botuar në median franceze të udhëtimeve “Horticulture” sjell historinë e një familjeje franceze, e cila fillimisht kishte…