Rama: Rrisim deri në 100 milionë euro mbështetjen për bujqësinë

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se mbështetja për bujqësinë do të rritet vit pas viti duke synuar të arrijmë në 100 milionë euro.


Kryeministri Edi Rama siguroi sot se mbështetja për bujqësinë do të rritet vit pas viti duke synuar të arrijmë në 100 milionë euro.

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në një aktivitet, ku u prezantuan mekanizmat që do t’i vijnë në ndihmë fermerëve ndërkohë që vendi synon anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Rama theksoi se marrëveshja me BE-në është një kontratë shtetërore e të gjithë faktorëve institucionalë dhe shtetërorë dhe të gjitha grupeve të interesit.

“Për fermerët është një kontratë që kërkon standarde dhe cilësi, kërkon teknologji dhe digjitalizim, kërkon organizim të sofistikuar dhe kërkon edhe mbështetje”, tha Rama.

Kryeministri siguroi se kjo mbështetje jo vetëm nuk do të mungojë, por do të vijë duke u rritur vit pas viti duke shkuar deri në 100 milionë euro.

“Kjo do arrihet me mbështetjen e Bankës së Zhvillimit që tanimë është e regjistruar dhe ka gati planin për të filluar të jetësojë aktivitetin e vetë. Po ashtu edhe me mbështetjen e Bankës së Shqipërisë që ka vënë në dispozicion një kredi aktive dhe me mbështetjen e AZHBR-së dhe të BE-së përmes AZHBR-së”, tha Rama.

Rama theksoi se “kjo mbështetje do të vihet në dispozicion të bujqësisë dhe fermës shqiptare dhe atyre që duan të jetojnë me tokën”.

“Për askënd nuk do të jetë më çështje lekësh dhe fondesh. Për gjithkënd do të jetë çështje e projektit të duhur dhe e garancive të duhura të dijes për zbatimin e projektit. Çdo projekt që do të jetë i duhuri dhe do të mbështetet me dije nga ana e çdo aplikanti as nuk diskutohet që do të financohet”, siguroi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hijet e luftës dhe beteja për të vërtetën

Në historinë kineze, kujtesa e luftës kundër agresionit japonez zë një vend tejet të rëndësishëm dhe delikat.