Rama: “Smart City Albania”, identifikim në kohë reale i shkelësve të ligjit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se projekti “Smart City Albania” e rendit Shqipërinë në nivelin më të lartë të përdorimit të teknologjisë në drejtim të standardeve të sigurisë.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se projekti “Smart City Albania” e rendit Shqipërinë në nivelin më të lartë të përdorimit të teknologjisë në drejtim të standardeve të sigurisë.

Në aktivitetin e organizuar me rastin e nisjes së zbatimit të këtij projekti, Rama u ndal tek ndikimi që do të ketë instalimi i sistemit të sigurisë përmes kamerave inteligjente në monitorimin e rrugëve të qyteteve, shkollave, mjediseve të tjera publike dhe mjedisit po ashtu.

Kryeministri solli në vëmendje shembullin e Jordanisë, që renditet ndër tre vendet më të sigurta të botës, falë edhe zbatimit të këtij projekti.

“Kur fola me disa prej përfaqësuesve të lartë të atij vendi lidhur me sigurinë fjala e përbashkët dhe e parë në përgjigje ishte ‘Smart City’ me teknologjinë nga Abu Dhabi”, tha Rama.

Kryeministri sqaroi se ky nuk është një projekt kamerash dhe as një projekt mbikëqyrje me kamera apo mbikëqyrje e trupave të policisë përmes leximit të kamerës.

“Ky është një projekt që në sekondën kur fillon dhe vihet në jetë rrit në mënyrë eksponenciale kapacitetin policor në kohë reale. Ky është një projekt që i jep Policisë së Shtetit një sy magjik për të parë në kohë reale të gjithë territorin e interesit. Është një projekt që ndihmon në mënyrë të paimagjinueshme deri jo shumë vite më parë, për të pasur një kryeinspektor të territorit që i ka sytë gjithandej”, u shpreh Kryeministri.

Rama theksoi se bëhet fjalë për identifikim në kohë reale të shkelësve të ligjit.

“Ky sy magjik e sheh, e identifikon dhe e regjistron duke e sjellë para syve të punonjësve të policisë. Ndërkohë që punonjësi i policisë është para ekranit mund të jetë duke parë trafikun në rrugën e Kavajës, po në atë ekran i shfaqet shkelësi i rregullave të qarkullimit në një rrugë të Kamzës apo Durrësit e Beratit”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë theksoi se syri i gjithë këtij sistemi shikon gjithandej në të njëjtën kohë dhe mbledh në të njëjtën kohë të gjithë informacionin e nevojshëm për të sinjalizuar problemin.

Në këtë mënyrë, tha ai, nuk ka nevojë të presim nga postblloqet e policisë të zbulojnë automjetet e paregjistruara apo me taksa të papaguara. Të gjitha këto informacione, sipas Kryeministrit, vijnë në kohë reale dhe Policia pastaj ndërhyn për të zbatuar ligjin.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…