Rama: Në vitin ’90 na shtynte dëshira për liri, jo ambicia politike

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë televizive në emisionin “Opinion” mbi një refleksion përgjatë 35 viteve demokraci në vendin tonë.


Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë televizive në emisionin “Opinion” mbi një refleksion përgjatë 35 viteve demokraci në vendin tonë.

Pasi dëgjoi audion e një interviste të tij në vitin 1990, Rama u shpreh se nuk e kishte imagjinuar kurrë që mund të kthehej në Universitetin e Arteve, aty ku u zhvillua intervista, me funksionin që ka sot, si kryeministër.

“As nuk e kam imagjinuar kurrë që mund të kthehesha këtu në këtë podium në funksionin që jam sot. As nuk e kam imagjinuar kurrë që do të merresha ndonjëherë me politikë në kuptimin e përditshëm të fjalës”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se në vitin 1990 nuk kishte asnjë dëshirë që të angazhohej në një parti, por ka qenë liria, ajo që e futi në këtë rrugë.

“Ka qenë liria nuk ka qenë ambicia politike. Unë nuk kisha absolutisht asnjë dëshirë të merresha me politikë të përditshme në kuptimin që të angazhohesha në një parti. Natyrisht po të doja e kisha mundësinë, por s’kisha asnjë dëshirë që të angazhohesha drejtpërdrejt dhe të merresha me politikë të përditshme. E shihja vetëm si një përmasë lirie për të cilën kisha nevojë dhe jo rastësisht ajo fara e parë e një procesi që pastaj u përshkallëzua jashtë mureve ose jashtë oborrit të kësaj akademie, ose e Institutit, sot i thonë Universiteti i Arteve, u hodh këtu. Sepse këtu dhe posaçërisht në pjesën që kishte të bënte me artet pamore, apo me pjesën që kishte të bënte me teatrin muret e censurës, muret e izolimit, muret që kufizonin lirinë ndiheshin shumë konkretisht dhe ndiheshin çdo ditë”, tha Rama.

Gjatë emisionit, u publikuan edhe disa pamje në periudhën kur Rama ishte pedagog në Universitetin e Arteve. “Këto lloj kronikash ishin të lidhura me sukseset e klasës punëtore dhe kooperativave bujqësore. Kishte filluar ai proces dhe kishte edhe një lloj hapje të lehtë nga ana e këtyre gazetave, televizionit të vetëm të kohës, në sensin që hajde t’i pyesim njëherë dhe këta”, tha Rama.

Gjatë intervistës, Kryeministri foli edhe për raportin e tij me të atin, Kristaq Rama duke u shprehur se pavarësisht se kishte autoritet, nuk e kishte ndikuar asnjëherë në mendime.

“Tim eti i detyrohem një gjë shumë të madhe që pavarësisht se ishte një njeri me autoritet nuk e ushtronte asnjëherë autoritetin e tij për të të thënë që ‘mendo si mendoj unë’”, tha Rama.

Ai rrëfeu edhe për lidhjen e ngushtë me gjyshen e tij duke kujtuar dhe një nga gjërat që i kishte thënë dhe që e mban si pikë referimi.

“Gjyshja ime thoshte: …Ti do bëhesh burrë dhe burrat të gjithë bëjnë gabime. Kështu që do bësh gabime, do bësh gjëra për të cilat të tjerët nuk do jenë të kënaqur vetëm të lutem, – thoshte, – mos harro asnjëherë që shumë njerëz do takosh në jetë, shumë gjëra do të të thonë, por takimi më i rëndësishëm është ai që do bësh të fundit. Takimi i fundit është me dikë që është një plak shumë i vjetër me flokë të bardha, të gjata, me mjekër të bardhë që quhet Shën Pjetër, – thoshte….Dhe do të të pyesë: Po hë, më thuaj, çfarë ke bërë deri tani? Si e ke kaluar jetën? Ti do thuash: Kam bërë këtë, kam bërë atë, kam punuar. Asgjë nga këto nuk mjafton, sepse do thotë: “Të gjitha këto për veten tënde i ke bërë, po për të tjerët çfarë ke bërë?”.

Kryeministri tha se “kjo më rivjen sidomos në rastet kur ndjehem i ngarkuar nga ndonjë gjë, nga ndonjë situatë. Ose kur vjen një moment që ajo sasia e baltës bëhet e madhe dhe njeriu thotë: po çfarë merrem unë me këtë histori?! Pastaj më vjen kjo si një mënyrë për të kujtuar që kam bërë këtë e atë. Në këtë kuptim është një balancë që anon nga kjo anë”.

(Intervistë e realizuar më 4 dhjetor 2025)

Lexo më shumë nga

Rama: Martesa me Lindën, momenti më mbresëlënës i jetës sime

Kryeministri Edi Rama, tha se momenti kur Linda pranoi të ishte bashkëshortja e tij, është një prej më të rëndësishmëve…

Global 360

Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës. Rama: Meritë e jotja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në fund të Samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Martesa me Lindën, momenti më mbresëlënës i jetës sime

Kryeministri Edi Rama, tha se momenti kur Linda pranoi të ishte bashkëshortja e tij, është një prej më të rëndësishmëve…