Rama kujton tubimet me Ardian Klosin: Ishte hera e parë që emri i Enver Hoxhës u shkrua si armiqësor

Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste për emisionin “Opinion” kujtoi ngjarjet e 35 viteve më parë, kur së bashku me Ardian Klosin mbajtën të parat tubime të mëdha që quheshin “Refleksione”.


Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste për emisionin “Opinion” kujtoi ngjarjet e 35 viteve më parë, kur së bashku me Ardian Klosin mbajtën të parat tubime të mëdha që quheshin “Refleksione”.

Rama tregoi vështirësitë për të përmendur emrin e diktatorit Enver Hoxha, frikën se çfarë mund të ndodhte dhe faktin se kur emri u përmend u duk sikur u bë “gol”.

“Unë e mbaj mend shumë mirë, kur ne kemi qenë në shtëpinë e Ardianit natën, duke shkruar për Enver Hoxhën. Emrin Enver Hoxha që është koha për të rishikuar figurën e Enver Hoxhës, emri Enver Hoxha në një ekran kompjuteri të shkruar si material armiqësor e kemi fshirë disa herë. Ishte një gjë që nuk e di. Ishte e kombinuar. Nga një anë ishte hera e parë që e shikoje të shkruar si një material armiqësor, dilte nga ne dhe në fund fare, në mos gabohem, i them Ardianit që fshije dhe nesër kur ta printojmë do ta shkruajmë. E shkruajtëm para se të vinim këtu. Ndoshta ishte edhe ideja kushedi çfarë ndodh natën, mund të vijnë të marrin kompjuterin”, tha Rama.

“Ajo që ka ndodhur atë ditë, kur unë kam përmendur emrin e Enver Hoxhës ishte tamam si seancë ekzorcizmi, këtu u ngritën të gjithë njerëzit në këmbë. Jo reagoi, ishte sikur u bë një gol dhe kapeshin njerëzit për qafe, hidhnin gjërat, shallet”, u shpreh kryeministri Rama.

Rama rrëfeu se, megjithë presionin dhe ndërhyrjet e asaj kohe, nuk ka ndjerë kurrë frikë.

“Përgjithësisht nuk ndjeja frikë, por ka qenë ndryshe kur u zhvillua një prej ‘Refleksioneve’ të mia në sallën e Akademisë së Arteve”, tha Rama.

Duke kujtuar një episod me Sigurimin, ai shtoi: “Më tërhoqën për flokësh, më vinin nga mbrapa i kisha dhe flokët më të gjata. Nuk kam pasur asnjë moment asnjë ndjesi tjetër. Edhe tallesha gjithë kohës”.

Kryeministri tregoi momentin kur u nënshkrua peticioni për rishikimin e figurës së Enver Hoxhës dhe lirimin e të burgosurve politikë.

“Momenti kur e kam ndjerë një gjë të ngjashme me këtë që the ishte ekzaktësisht atë ditë, këtu, kur u bë gjëja e madhe, dhe pastaj doli edhe Kasëm Trebeshina e shpërtheu fare. Pastaj unë isha aty ulur dhe fillova të mendoj që do dilja jashtë. Ishte 11 janar, ishte një e diel, i ftohtë i madh dhe rretherrotull ishin makinat e policisë. Fillova të mendoj: “Kjo do mbarojë, këta do ikim, ne do ikim, këtu televizor, gjë s’ka”. E censuroi RD-ja atë. Më lindi ideja, thashë, pse mos t’i them unë këtyre që hajde firmosni një peticion këtu, që të lënë firmën një numër njerëzish dhe t’ia lemë këtu Ramiz Alisë. Edhe dola dhe thashë: do ishte mirë që kjo punë të mos ishte thjesht të jetë këtu. Filloi u shkrua ajo që të rishikohet figura e Enver Hoxhës dhe të lirohen të burgosurit politikë. Dy pika kishte. Aty pashë që një pjesë firmosën, një pjesë filluan të ikin. Kur u firmos, salla ishte përgjysmë”, tha Rama.

(Intervistë e realizuar më 4 dhjetor 2025)

Lexo më shumë nga

Begaj: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë solli paqen në rajon

Presidenti Bajram Begaj vlerësoi sot ndërhyrja e NATO-s në Kosovë 27 vite më parë solli paqen në të gjithë rajonin…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë solli paqen në rajon

Presidenti Bajram Begaj vlerësoi sot ndërhyrja e NATO-s në Kosovë 27 vite më parë solli paqen në të gjithë rajonin…