100-vjetori i krijimit të Forcës Detare, Begaj: Pjesë e arkitekturës euroatlantike të mbrojtjes

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në ceremoninë e kremtimit të 100-vjetorit të krijimit të Forcës Detare


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në ceremoninë e kremtimit të 100-vjetorit të krijimit të Forcës Detare, ku nderoi detarë, nënoficerë, oficerë dhe veteranë që kanë shërbyer e shërbejnë me devotshmëri ndaj atdheut në përmbushje të misionit kushtetues.

Gjatë fjalës përshëndetëse në këtë jubile të rëndësishëm, Presidenti solli në vëmendje periudhat historike përmes të cilave ka kaluar Forca Detare, ndërsa nënvizoi sakrificat dhe përkushtimin shekullor për të arritur nga patrullimi i anijeve “Shqypnia” dhe “Skënderbeg”, deri në përfshirjen e saj në sigurinë Euroatlantike.

“Forca Detare është rritur, zhvilluar, transformuar dhe modernizuar, dhe ashtu si e gjithë Forca e Armatosur e Republikës së Shqipërisë, ka kaluar periudha sidash të vështira duke reflektuar në rrugëtimin e saj historinë e zhvillimit të vendit. Ajo i ka qëndruar gjithmonë besnike atdheut, ka qenë rojtare e palëkundur e sovranitetit, mbrojtëse e paepur e integritetit dhe interesave kombëtare në hapësirën tonë detare”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Një mesazh mirënjohjeje Presidenti Begaj përcolli edhe ndaj aleatëve të Shqipërisë. “Me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Italisë, Holandës, Turqisë dhe partnerëve të tjerë në NATO, Forca Detare ka zhvilluar kapacitete bashkëkohore operacionale në përmbushje të misionit kushtetues dhe zbatimit të ligjshmërisë në det”, theksoi Presidenti i Republikës.

Angazhimin në operacionet e NATO-s, si “Aegean Sea” dhe “FOCOPS”, Presidenti Begaj e cilësoi si dëshmi të zgjedhjes politike dhe strategjike: që siguria e vendit të garantohet përmes bashkëpunimit, kontributit dhe besueshmërisë mes aleatëve.

Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Presidenti i Republikës u shpreh se në realitetin e sotëm të sigurisë, Forca Detare shqiptare përfaqëson praninë dhe përgjegjësinë e Shqipërisë në hapësirën mesdhetare dhe në arkitekturën Euroatlantike të mbrojtjes.

“Dinamikat gjeopolitike, format e reja të kërcënimeve, trafiku i paligjshëm dhe tensionet në hapësirën mesdhetare e bëjnë të domosdoshme një Forcë Detare të aftë për të vepruar me shpejtësi, profesionalizëm dhe besueshmëri, si në kohë paqeje, edhe në situata krize”, – deklaroi Presidenti Begaj, duke theksuar se për Shqipërinë kjo nuk është çështje ambicieje, por përgjegjësi shtetërore për mbrojtjen e hapësirës detare dhe interesave të saj kombëtare.

Për këtë arsye, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e investimeve që po ndërmerren për modernizimin e mëtejshëm të Forcës Detare në bashkëpunim me aleatët rajonalë, evropianë dhe Aleancën Veri-Atlantike.

“Vizioni për të ardhmen e Forcës Detare shqiptare mbështetet në forcimin e kapaciteteve operacionale, zhvillimin e kapaciteteve të mirëfillta luftarake, modernizimin e infrastrukturës portuale dhe lidhjen me Korridorin VIII, modernizimin e kantierit të ndërtimit dhe riparimit të anijeve, si dhe thellimin e bashkëpunimit me aleatët jo si qëllim në vetvete, por si kusht, si kusht për të garantuar sovranitetin detar, sigurinë kombëtare dhe rolin e Shqipërisë si një partnere, si një aleate e denjë në NATO”, deklaroi Begaj.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Shqipëria duhet të vazhdojë zgjerimin e sistemit të aviacionit civil për t’iu…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Shqipëria dhe Spanja një partneritet europian

40-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Spanjës dhe Shqipërisë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Shqipëria duhet të vazhdojë zgjerimin e sistemit të aviacionit civil për t’iu…