Lehtësimi i flukseve tregtare, Shqipëria memorandum mirëkuptimi me Greqinë

Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, dhe guvernatori i Autoritetit të Pavarur për të Ardhurat Publike (IAPR) të Greqisë, Georgios Pitsilis, nënshkruan sot në Bruksel Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet dy institucioneve.


Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, dhe guvernatori i Autoritetit të Pavarur për të Ardhurat Publike (IAPR) të Greqisë, Georgios Pitsilis, nënshkruan sot në Bruksel Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet dy institucioneve.

Ceremonia e nënshkrimit u organizua nga Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, dhe u ndoq nga drejtues të autoriteteve doganore, si dhe drejtori i Sekretariatit të CEFTA-s dhe drejtori i Komunitetit të Transportit.

Ky memorandum është pjesë e Iniciativës “Green Lanes”, e cila synon thjeshtimin dhe përshpejtimin e kontrolleve kufitare, reduktimin e kohës së pritjes dhe lehtësimin e flukseve tregtare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor, përmes rritjes së koordinimit dhe shkëmbimit të të dhënave ndërmjet administratave doganore.

Gjatë aktivitetit, Komisionerja Kos theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit doganor për mbështetjen e integrimit rajonal, lehtësimin e tregtisë dhe rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike.

Kjo marrëveshje përbën një hap konkret drejt modernizimit të bashkëpunimit doganor dhe përshpejtimit të procedurave kufitare, në përputhje me standardet evropiane dhe objektivat e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…