Rama: Fermerët, përfitues nga linja e re e kreditimit bujqësor

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Elbasan një takim me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit bujqësor, ku prezantoi paketën e mbështetjes financiare për Buxhetin 2026 dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me pushtetin vendor.


Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Elbasan një takim me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit bujqësor, ku prezantoi paketën e mbështetjes financiare për Buxhetin 2026 dhe theksoi rëndësinë e partneritetit me pushtetin vendor.

Rama u shpreh se po rivihet në lëvizje agrokrediti në mbështetje të fermerëve.

“Po rivëmë në lëvizje prapë në favorin tuaj për të mbështetur projekte tuaja, për t’ju mbështetur sipërmarrjet tuaja edhe agrokreditin, që është një instrument dhe një institucion i varur nga Ministria e Financave, është aty dhe ju pret ju”, deklaroi Rama.

Ai vuri theksin gjithashtu në linjën e re të kreditimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me fokus bujqësinë, e Bankës së Shqipërisë, e cila për fazën e parë shkon deri në 250 milionë euro dhe mund të arrijë deri në 1 miliard euro, ndërsa në të ardhmen deri në 2 miliardë euro.

“Linja e re e kreditimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me fokusin bujqësinë e Bankës së Shqipërisë, e cila shkon deri në 250 milionë euro si fazë e parë dhe mund të shkojë deri në 1 miliardë euro, mund të shkojë deri në 2 miliardë euro nesër, është aty dhe ju pret ju”, iu drejtua Rama fermerëve.

Rama nënvizoi rolin e bashkive dhe pushtetit vendor.

“Bashkitë tona duhet të ngrihen në lartësinë e nevojës tuaj për partneritet, për financë, për mbështetje institucionale dhe për mbështetje me dije”, tha Rama.

“Nuk ka nevojë që juve të prisni të vijë dikush për të ndërtuar një infrastrukturë grumbullimi, për të ndërtuar një infrastrukturë përpunimi, që patjetër do t’i shtonte vlerën asaj që ju prodhoni dhe mblidhni në fermë, ju mund ta bëni këtë vetë duke u bashkuar me njëri-tjetrin dhe duke u bashkuar me pushtetin vendor”, iu drejtua Rama fermerëve.

Kryeministri shtoi se mbështetja nuk synon të çojë fermerët tek bankat komerciale, “për t’iu vënë përballë atyre vështirësive për të marrë një kredi nga një bankë komerciale që e sheh bujqësinë si një sektor me rrezik shumë të lartë. Këtu bëhet fjalë për t’i vënë në përdorim ato instrumente që i kemi krijuar dhe i kemi gati”.

Rama përmendi gjithashtu mundësinë e zhvillimit të projekteve me ndihmën e universiteteve, të cilat mund të financohen me kushte të favorshme, duke rritur investimet në fermë dhe standardet e prodhimit.

Në kuadër të Buxhetit 2026, qeveria do të ofrojë mbështetje shtesë prej 16.3 miliardë lekësh për sektorët e bujqësisë, blegtorisë, peshkimit, agro-përpunimit dhe agroturizmit, për pensionin rural dhe për trajnimin e fermerëve, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…