Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.


Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Kryeministri Edi Rama, bashkëbisedoi sot me të riun, që ishte një prej protagonistëve në podkasin “Flasim”, episodi 10, sezoni i 5, ndërsa e etiketoi Foton si themeluesin e një kompanie që kombinon teknologjinë me artin, ndërsa për festat e Nëntorit dhuroi një spektakël në qiellin e Shkodrës, përmes dronëve.

Foto tha se jeton me Shqipërisë, Greqisë, dhe Dubait.

“Ideja me dronët filloi në botërorin e Katarit para katër vitesh ku kam shkuar si spektator dhe u frymëzova, pasi nuk kisha asnjë lidhje me fushën. Studiova shkenca politike, isha i punësuar në institucione financiare. Thjesht më frymëzoi spektakli që pashë atje. Ngaqë nuk kam ndonjë talent arti vetë vendosa të mësoj si të pikturojë në qiell, kisha bashkëpunime me Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara”, tha ai.

Foti tha se aktualisht ka një flotë prej 500 dronësh në Greqi, pasi për shkak të legjislacionin evroprian Eaza, duhet që të angazhohet në një vend të BE-së, për ta shtrirë më pas aktivitetin në të gjithë Evropën.

“Në vitin 2026 kemi një vizion përpara dhe po punojmë përveç dron show, duam që të ulim kostot që çdo njeri të ketë mundësi për momentin e tij në qiell. Duam të bëjmë dhe gjëra më praktike me dronë, të kapim zonat rurale për njerëzit e moshuar, të mbrojmë ambientet gjatë stinës së verës duke kapur vatrat e zjarrit shpejtë. Një tjetër gjë që duam të bëjmë ka të bëjë me identifikimin e mjeteve ajrore në zonë shumë të largët duke implementuar IA brenda, pra mund të gjejmë një zog, në 2 km largësi”, tha Foto.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hijet e luftës dhe beteja për të vërtetën

Në historinë kineze, kujtesa e luftës kundër agresionit japonez zë një vend tejet të rëndësishëm dhe delikat.