Rama: Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve, muze i meritës e vatër frymëzuese për brezat e rinj

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se “Urdhri i Skënderbeut” e riintegroi Shqipërinë në konstelacionin e sistemeve europiane të urdhrave e medaljeve.


Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se “Urdhri i Skënderbeut” e riintegroi Shqipërinë në konstelacionin e sistemeve europiane të urdhrave e medaljeve.

Gjatë podkastit “Flasim”, kryeministri Rama u ndal te 100-vjetori i “Urdhrit të Skënderbeut”, të cilin e cilësoi një tjetër moment të bukur të javës që lamë pas.

“‘Urdhri i Skënderbeut’ u shpall në vitin 1925 nga asokohe republikani Ahmet Zogu, një urdhër, i cili në 100-vjetorin e vet erdhi edhe si rilindje e sistemit europian shqiptar të urdhrave dhe medaljeve, një urdhër për të bashkuar në një sistem të ri europian vlerash, sa të ri edhe të hershëm tradicional, të shkuarën dhe të tashmen”, u shpreh Rama.

Duke e përkujtuar me solemnitetin që e meritonte 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderbeut”, Rama tha se “ai i dha fund asaj shpërndarjes pa kriter e karar të teneqeve të shëmtuara, si rezultat i degradimit 80-vjeçar, fillimisht me sistemin e dekoratave sovjetike dhe pastaj me sistemin pa sistem në kaosin e dekoratave ‘masovike’” .

“Jam krenar, që më në fund Shqipëria ka edhe Kancelarinë e Urdhrave dhe Medaljeve, e cila është një tjetër ngrehinë institucionale e sistemit europian të urdhrave dhe medaljeve, një shtëpi e munguar e kujtesës dhe kujdesit për vlerat e larta të qytetarisë e të shtetësisë, të mishëruara ndër urdhra e medalje, e që do të shërbejë si një muze i meritës së lartësuar, në nderim dhe vatër frymëzuese për shoqërinë e për gjeneratat e reja”, theksoi Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hijet e luftës dhe beteja për të vërtetën

Në historinë kineze, kujtesa e luftës kundër agresionit japonez zë një vend tejet të rëndësishëm dhe delikat.