Rama: Çdo muaj publikohen rreth 5500 vende pune në portalin puna.gov.al

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, çdo muaj publikohen mesatarisht 5 mijë e 500 vende pune në portalin puna.gov.al


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, çdo muaj publikohen mesatarisht 5 mijë e 500 vende pune në portalin puna.gov.al

Në fjalën e mbajtur në një takim të zhvilluar sot me të rinj të punësuar nga programet e nxitjes së punësimit, Rama u shpreh se, këtë vit është arritur niveli më i lartë i regjistrimit në arsimin profesional.

“Jemi akoma larg nga ku duam të arrijmë. Kemi arritur në thuajse 20%, por nuk mjafton”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, përmes portalit të saj puna.gov.al, publikon çdo muaj 5500 vende pune mesatarisht.

Kjo, theksoi Rama, “është për të gjithë ata që thonë që s’ka punë. Ata që thonë s’ka punë janë ata që nuk duan punë. Sepse vetëm në portal janë 5500 vende pune mesatarisht çdo muaj, të të gjitha kategorive, çdo gjë”.

Rama shtoi se, “kush realisht do punë dhe kush realisht do të bëjë sukses në këtë vend, mund të bëjë sukses dhe nganjëherë mund të bëjë një sukses për të cilin jashtë këtij vendi do të duhen shumë më tepër vite, shumë më tepër sakrifica dhe shanset janë shumë më të vogla”.

“Këtu kam parasysh Europën e sotme. Nuk është më Europa që ishte. Problematika e punësimit të të rinjve, problematikat e refuzimit të të rinjve për të bërë një numër gjithnjë e më të madh punësh janë problematika europiane sot”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha se, Shqipëria “pikërisht se është në zhvillim e sipër dhe pikërisht se nuk është aq i strukturuar sa ç’janë vendet më të zhvilluara ka hapësira më shumë për ata të cilët kanë kurajë më shumë, kanë vullnet më shumë dhe janë të gatshëm të riskojnë më shumë”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…