Ibrahimaj: Pr/ligji për koncesionet garanton transparencë, integritet dhe rritje të kontrollit

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot në Kuvend projektligjin e ri “Për koncesionet dhe partneritetin publik-privat”


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot në Kuvend projektligjin e ri “Për koncesionet dhe partneritetin publik-privat”, i cili synon të krijojë një kornizë moderne dhe të harmonizuar me standardet e Bashkimit Europian për bashkëpunimin e shtetit me sektorin privat në financimin dhe ofrimin e shërbimeve publike.

Sipas ministres, projektligji është hartuar me asistencën e SIGMA/OECD, është konsultuar me institucionet dhe palët e interesuara, ka kaluar në konsultim publik dhe është diskutuar në detaje me Komisionin Europian, duke reflektuar të gjitha komentet e tij në draftin final.

Ibrahimaj theksoi se partneritetet publik-privat (PPP) janë një instrument i rëndësishëm global për ofrimin e shërbimeve publike dhe mund të sjellin vlera të mëdha për qytetarët nëse zbatohet transparenca dhe kontrolli rigoroz. Në vitin 2024, në Shqipëri ka pasur 233 kontrata PPP në infrastrukturë dhe energji, që përbëjnë 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga të cilat 11 kontrata kanë mbështetje buxhetore.

“Projektligji sjell risitë kryesore: lidhjen e detyrueshme mes PPP-ve dhe investimeve strategjike, vendosjen e kritereve të detyrueshme dhe standardeve për secilin projekt, përfshirjen e njësive të vetëqeverisjes vendore në projektet PPP, funksionalizimin e plotë të Regjistrit Elektronik të Koncesioneve dhe PPP-ve, si dhe forcimin e kontrollit fiskal dhe mekanizmave të integritetit dhe antikorrupsionit”, tha ajo.

Ibrahimaj theksoi se, një element i rëndësishëm i projektligjit është krijimi i Njësive të Zbatimit të Kontratave pranë çdo autoriteti kontraktues, të cilat do të monitorojnë zbatimin e kontratave, performancën dhe raportimin periodik.

Sipas ministres Ibrahimaj, ky ligj synon të krijojë një kuadër të qëndrueshëm dhe konkurrues për investimet private në sektorët strategjikë, duke përfshirë infrastrukturën, energjinë, mjedisin, turizmin, shëndetësinë dhe arsimin, dhe kontribuon drejtpërsëdrejti në konsolidimin fiskal dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

/Marrë nga ATSH

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…