Begaj: “Urdhri i Skënderbeut”, rivendosje standardi për të dalluar kontributin autentik

Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për Dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, Presidenti Bajram Begaj, dha sot dekoratat e para në cilësinë e Kryetarit të Urdhrave dhe Medaljeve.


Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri “Për Dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, Presidenti Bajram Begaj, dha sot dekoratat e para në cilësinë e Kryetarit të Urdhrave dhe Medaljeve.

Kjo ceremoni përkon me 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderbeut”. Presidenti i Republikës u shpreh se “Urdhri i Skënderbeut” duhet të mbahet si testament për të treguar që Shqipëria ndërtohet nga njerëz me vepra dhe që nderimi publik është një mirënjohje shtetërore, është vlerësim i meritës, jo një shpërblim.

Presidenti vuri në dukje se, së bashku me Urdhrin Suprem të Shqiponjës dhe Urdhrin e Lisit Akademik, këto tre urdhra përbëjnë “trininë e nderimit shtetëror”, duke përfaqësuar tre shtyllat themelore të identitetit kombëtar: flamurin, virtytin dhe dijen. Ai nënvizoi se përzgjedhja e të dekoruarve duhet të mbështetet në parime si meritokracia, objektiviteti, transparenca, proporcionaliteti dhe reciprociteti ndërkombëtar, si shprehje e një kulture të re institucionale në vlerësimin e shërbimit ndaj vendit.

Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit bëri thirrje institucioneve, bashkive dhe qytetarëve që të jenë aktivë në evidentimin dhe propozimin e atyre që, me punën dhe përkushtimin e tyre të heshtur, mbajnë mbi supe barrën e profesionit, qytetarisë dhe integritetit.

Presidenti Begaj theksoi se shekulli i dytë i Urdhrit të Skënderbeut duhet të jetë shekulli i vlerësimit të ndershëm dhe të paanshëm, të bazuar në kritere të qarta dhe proces të drejtë, në mënyrë që dekoratat të rifitojnë plotësisht peshën dhe respektin që meritojnë në sytë e qytetarëve.

Duke iu drejtuar të dekoruarve, Presidenti shprehu mirënjohjen e thellë në emër të Republikës së Shqipërisë për sakrificën, përgjegjësinë, punën, përkushtimin dhe integritetin e tyre, duke theksuar se çdo emër i thirrur në këtë ceremoni përfaqëson një kapitull të rëndësishëm të historisë sonë të përbashkët dhe një shembull frymëzues për brezat që vijnë, sidomos në prag të anëtarësimit në “shtëpinë tonë të përbashkët europiane”.

Në përfundim, Presidenti Begaj uroi suksese të dekoruarve dhe përsëriti bindjen se Shqipëria ndërtohet nga njerëz me vepra, ndërsa nderimi publik duhet të mbetet gjithmonë shprehje e vlerësimit të meritës dhe jo shpërblim formal.

Marrë nga ATSH

Gogu pret ministren austriake Sporrer: Mbështetje për integrimin europian

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, priti sot në Tiranë ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer, në një takim ku…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu pret ministren austriake Sporrer: Mbështetje për integrimin europian

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, priti sot në Tiranë ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer, në një takim ku…