KLP zgjedh me 11 vota Joni Ketën në krye të BKH-së

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) vendosi sot emërimin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) me 11 vota pro.


Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) vendosi sot emërimin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) me 11 vota pro.

KLP shqyrtoi dhe miratoi propozimin Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila rreth dy javë më parë propozoi Joni Ketën për një mandat 5-vjeçar në krye të BKH-së duke filluar nga data 9.12.2025.

Pas leximit të rendit të ditës nga kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, anëtari i KLP-së, Vatë Staka kërkoi që të lexohet me detaje informacioni që ka sjellë SPAK.

“Unë për një interes më të madh publik, duhet ta lexojmë relacionin e plotë. Jo një informacion që na është shpërndarë sot në mëngjes ose mbrëmë. SPAK ka sjellë rekomandimin, relacionin dhe vendimin si është ndjekur praktika dhe unë kërkoj nga ana juaj, duhet ta lexoni nga fillimi deri në fund”, tha Staka.

Pas debateve, u vota me shumicë votash nga anëtarët e KLP-së që të lexohet relacioni i përmbledhur i SPAK.

Bogdani duke lexuar relacionin u shpreh se, “procedura është zhvilluar me gjashtë faza, duke filluar me analizimin paraprak të aplikimit, vizitën mjekësore dhe testet për aftësinë fizike, provimin e zgjeruar me shkrim lidhur me esetë që kanë dorëzuar dhe testin për arsyetimin logjik, testin e poligrafit dhe intervistës, verifikimin e figurës dhe deklarimin e pasurisë si dhe identifikimin e kandidatit fitues, trajnimin dhe propozimin për emërim”.

Joni Keta u vota në mënyrë unanime me 11 vota pro nga anëtarët e KLP-së.

Në sallën e KLP-së morën pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së dhe të Bashkimit Europian, të cilët ndoqën nga afër procesin, duke nënvizuar rëndësinë që partnerët ndërkombëtarë i kushtojnë funksionimit të këtij institucioni hetimor.

Më 26 nëntor, komisioni i posaçëm i ngritur nga SPAK, i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, konkludoi se Joni Keta plotësonte në mënyrë të plotë kriteret profesionale, të integritetit dhe të pastërtisë së figurës, duke e renditur atë si kandidatin më të përshtatshëm mes gjashtë aplikantëve që kaluan të gjitha fazat e procesit.

Propozimi i SPAK-ut u shpall publikisht në prani të përfaqësuesve të ICITAP-it dhe të BE-së, pas një procesi të detajuar vettingu dhe verifikimi, gjatë të cilit çdo kandidat iu nënshtrua kontrolleve të thelluara nga institucionet shtetërore dhe ndërkombëtare.

Në garë për drejtuesin e ri të Byrosë ishin shtatë kandidatë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

BKH mbeti pa drejtues prej 31 gushtit, kur përfundoi mandati i Aida Hajnajt. Procesi për plotësimin e vakancës është zgjatur për shkak të vonesave në marrjen e dokumentacionit verifikues nga disa institucione brenda dhe jashtë vendit.

Marrë nga ATSH

Zjarret, dhjetë vatra në territor, shtatë mbeten aktive, ndërhyrje në pesë qarqe

Dhjetë vatra zjarri janë raportuar deri në orën 14:00 të datës 28 gusht në territorin e vendit, nga të cilat…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zjarret, dhjetë vatra në territor, shtatë mbeten aktive, ndërhyrje në pesë qarqe

Dhjetë vatra zjarri janë raportuar deri në orën 14:00 të datës 28 gusht në territorin e vendit, nga të cilat…