Kumbaro dhe Vengu: Kampusi i Akademisë së FA-së, investim që i shërben arsimit e sigurisë kombëtare

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, vizituan sot kampusin e ri të Akademisë së Forcave të Armatosura, një investim modern prej 7600 m² që ofron kushte bashkëkohore për formimin e profesionistëve të ardhshëm të FA.


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, vizituan sot kampusin e ri të Akademisë së Forcave të Armatosura, një investim modern prej 7600 m² që ofron kushte bashkëkohore për formimin e profesionistëve të ardhshëm të FA.

Kampusi i ri përfshin klasa të teknologjisë së lartë, auditorë, laboratorë, poligon stërvitor, pishinë, ambiente sportive dhe hapësira funksionale të standardeve të NATO-s, duke krijuar një mjedis të kompletuar akademik dhe profesional.

Gjatë vizitës, ministrja Kumbaro theksoi se ky projekt, edhe pse nuk është pjesë direkte e buxhetit të Ministrisë së Arsimit, mbetet një investim publik në arsim, siç janë buxhetet e arsimit profesional, të Shkollës së Magjistraturës, apo të ardhurat e vetë universiteteve.

“Është një investim fantastik për një ndër degët tona të studimit që po merr më shumë e gjithnjë rëndësi, ndërsa uniformën ushtarake e kemi në kryefjalë të tavolinave ndërkombëtare, edhe për çështje të sigurisë”, tha Kumbaro.

Sipas ministres ky është një investim gjithashtu që i shtohet paketës së madhe të investimeve në arsim, aq më tepër kur ka një kërkesë në rritje dhe duhet të zgjerojmë ofertën.

“Modeli i masterit të kombinuar në marinë, aviacion dhe inxhinieri në Universitetin e Vlorës, është një iniciativë që krijon rrjetëzim të universiteteve dhe për të parë mundësitë e ndërkombëtarizimit për të siguruar jetëgjatësi dhe cilësi të arsimit të lartë”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Nga ana e tij, ministri Vengu nënvizoi rolin e kampusit të ri si qendër ekselence në formimin ushtarak dhe akademik, duke theksuar se standardet e reja infrastrukturore dhe pedagogjike do të përgatisin kuadro të afta për misione kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Jemi në kushtet kur 80 për qind e punës ka mbaruar dhe në një situatë ku kemi një numër shumë të madh regjistrimesh. Këtë vit kemi pasur një numër rekord: 1630 aplikime për vetëm 80 vende”, tha Vengu.

Ministri siguroi se ambientet e reja do të jenë gati në muajin shkurt për të nisur programet bachelor dhe master.

“Përveç një akademie ushtarake të mirëfilltë këtu përgatiten edhe profesionistë të inxhinierisë apo ekonomisë që i shërbejnë kryqëzimit të jetës civile me aktivitetin e forcave të armatosura. Do të kemi një ofertë akademike e cila përveç kurseve akademike, do të ketë edhe kurse të specialiteteve, siç është masteri në sigurinë kibernetike që po bëhet gjithnjë e më atraktiv, por për të mbështetur edhe sektorë të tjerë shtetërorë që kanë nevojë për kapacitete”, tha ministri Vengu.

Më tej në fjalën e tij, ministri Vengu shpjegoi se studentët e kësaj akademie trajtohen me pagesë gjatë periudhës së studimeve dhe kanë mundësinë e specializimit në akademi prestigjioze të Europës dhe Shteteve të Bashkuara.

Ky investim konsolidon rolin e FA në edukimin e sigurisë kombëtare dhe vendos një standard të ri për arsimimin ushtarak në Shqipëri, si pjesë e vizionit të integrimit euroatlantik dhe modernizimit të institucioneve të mbrojtjes.

Marrë nga ATSH

Rama në Jordani, pritet me ceremoni të veçantë nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Aman, Jordani, ku është pritur me një ceremoni të veçantë nga mbreti…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama në Jordani, pritet me ceremoni të veçantë nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Aman, Jordani, ku është pritur me një ceremoni të veçantë nga mbreti…