Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, Begaj: Shtylla morale që mban gjallë solidaritetin

Data 5 dhjetor shënon Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. Në kuadër të kësaj dite, presidenti i vendit Bajram Begaj shprehu nderimin për të gjithë vullnetarët që shërbejnë pa kushte për komunitetin.


Data 5 dhjetor shënon Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. Në kuadër të kësaj dite, presidenti i vendit Bajram Begaj shprehu nderimin për të gjithë vullnetarët që shërbejnë pa kushte për komunitetin.

“Ju jeni shtylla morale që mban gjallë angazhimin vullnetar social dhe solidaritetin”, theksoi Begaj.

Sipas presidentit “kjo ditë na kujton forcën e një shoqërie të ngritur mbi ndihmën dhe përkushtimin, vlera themelore të karakterit tonë kombëtar”.

“Respekt dhe mirënjohje çdo nisme që fuqizon komunitetin dhe u qëndron pranë qytetarëve. Vazhdoni me kurajë!”, shkruan Begaj.

Begaj e përmbyll reagimin duke theksuar se “Shqipëria ka nevojë për zemrën dhe kontributin tuaj sot dhe çdo ditë”.

Vlerësohet se ka rreth 1 miliard vullnetarë në mbarë botën. Rreth 70% bëjnë vullnetarë joformalisht, duke ndihmuar drejtpërdrejt njerëzit në komunitetet e tyre, ndërsa 30% angazhohen përmes organizatave formale.

Vullnetarizmi merr shumë forma. Vullnetarët kontribuojnë përmes iniciativave lokale, platformave online dhe detyrave ndërkombëtare. Ata shpesh punojnë në kushte sfiduese, duke sjellë kreativitet, ndjeshmëri dhe qëndrueshmëri në misionet e tyre.

Këtë vit, nën temën frymëzuese “Çdo kontribut ka rëndësi”, Dita Ndërkombëtare e Vullnetarëve 2025 merr një rëndësi historike pasi shënon fillimin zyrtar global të Vitit Ndërkombëtar të Vullnetarëve për Zhvillim të Qëndrueshëm (IVY 2026).

Burimi ATSH

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.