Peleshi pritet nga homologu austriak: Ura të reja bashkëpunimi për Shqipërinë drejt BE-së

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi nisi sot nga Austria turin e diplomacisë parlamentare për integrimin europian.


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi nisi sot nga Austria turin e diplomacisë parlamentare për integrimin europian.

Peleshi u prit në një takim nga kryetari i Parlamentit austriak, Walter Rosenkranz, duke shënuar nisjen e një faze të re të diplomacisë parlamentare shqiptare për avancimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Pas mbështetjes së Komisionit Europian, Parlamentit Europian dhe qeverive të vendeve anëtare, Peleshi theksoi se “tashmë është thelbësore sigurimi i mbështetjes së parlamenteve kombëtare dhe qytetarëve të vendeve të BE-së”.

Ai u shpreh se kjo nismë nisi nga Vjena, duke vlerësuar rolin historik të Austrisë si një aleat i qëndrueshëm i Shqipërisë që prej shpalljes së pavarësisë dhe në vijimësi, në mbështetje të objektivit strategjik kombëtar, anëtarësimit në familjen europiane.

Gjatë takimit, kryetari i Kuvendit vuri në dukje angazhimin e vijueshëm të Austrisë për integrimin e Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e konsideruar këtë proces një vlerë të shtuar për Bashkimin Europian dhe për forcimin e paqes, sigurisë dhe qëndrueshmërisë në kontinent.

Të dyja palët vlerësuan nevojën për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, si dhe për të intensifikuar bashkëpunimin parlamentar në nivele të ndryshme, nga drejtuesit e lartë, te komisionet, grupet e miqësisë dhe shërbimet parlamentare.

Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua rolit aktiv të Shqipërisë në nismat rajonale që mbështesin dialogun dhe integrimin europian të Ballkanit Perëndimor. Kryetari i Kuvendit theksoi se Shqipëria dhe Austria mbeten partnerë kyç në fushën e sigurisë, duke ndarë qëndrime parimore mbi sigurinë europiane dhe mbrojtjen e vlerave demokratike.

Në fokus ishte edhe mbështetja për Kosovën në arenën ndërkombëtare, përfshirë shtimin e njohjeve, avancimin e integrimeve euro-atlantike, dialogun Prishtinë-Beograd dhe rolin e Austrisë për heqjen e plotë të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës.

Të dyja vendet riafirmuan qëndrimin e përbashkët për të vijuar mbështetjen ndaj Ukrainës dhe përpjekjet për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Europë dhe më gjerë.

Peleshi nënvizoi se lidhjet me Austrinë janë jo vetëm politike, por edhe emocionale dhe njerëzore, duke kujtuar mbështetjen historike që ky vend i ka dhënë elitës intelektuale shqiptare, iniciativave si “Punishtja e Demokracisë”, si dhe bashkëpunimeve të reja akademike mes universiteteve të Shqipërisë dhe Austrisë.

“Sot erdha jo vetëm për të shprehur falënderimin në emër të gjithë shqiptarëve për atë që Austria po bën për Shqipërinë, por edhe për të ndërtuar ura dhe hapësira të reja bashkëpunimi. Ne shqiptarët duam të jemi me dinjitet në Europë, jo vetëm përfitues, por edhe kontribues me dijet dhe angazhimin tonë”, u shpreh ai gjatë një deklarate për shtyp.

Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve parlamentare dhe strategjike mes dy vendeve, duke thelluar aleancën dhe mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Burimi ATSH

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për Fëmijët me Aftësi Ndryshe, bonus financiar për mësuesit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me një grup prindërish për krijimin e Këshillit Kombëtar për Fëmijët me Aftësi…