Rama: Kam nisur të shkruaj një libër, nuk mund të pranoj varfërimin e shqipes

Ndërsa e cilësoi veten “një dashnor shumë të përkushtuar të gjuhës shqipe”, Rama u shpreh se i pëlqen jashtëzakonisht shumë të shkruajë.


Rëndësia e gjuhës shqipe si shtyllë e identitetit tonë kombëtar dhe ruajtja dhe kultivimi i saj ishin në fokus të bisedës së zhvilluar në podkastin “Flasim”, ku e ftuar e Kryeministrit Edi Rama ishte edhe Natasha Shuteriqi Poroçani, mbesa e shkrimtarit dhe publicistit elbasanas Dhimitër Shuteriqi.

Ndërsa e cilësoi veten “një dashnor shumë të përkushtuar të gjuhës shqipe”, Rama u shpreh se i pëlqen jashtëzakonisht shumë të shkruajë.

Ai rikujtoi bisedat me shkrimtarin e shquar Ismail Kadare, ndërsa e cilësoi gjuhën shqipe unike në disa drejtime.

“E kam kënaqësi të posaçme kur shkruaj. Nuk kam mundësi të ulem para një kompjuteri dhe të rri të shkruaj si më parë, kur kam shkruar ‘Kurbanin’, që është shkruar në një periudhë dymujore dhe pandërprerë. Por tani në avion, në makinë, më pëlqen shumë që të shkruaj copëza gjërash që lidhen me punën dhe me fjalimet”, tha Rama.

Kryeministri bëri të ditur se po përgatit tani një libër me fjalët e “Sofrës së Iftarit”. “Thjesht për kënaqësinë e shqipes”, tha Rama.

Rama e konsideroi tragjike mënyrën se si po sakatohet, varfërohet dhe po sulmohet gjuha shqipe. Kjo në fakt, tha Rama, është një vuajtje për të gjitha gjuhët.

“Tanimë janë futur shkurtimet. Viktima e parë e gjuhës shqipe ishin gërmat ‘ë’ dhe ‘ç’. Kur shkova në Ministrinë e Kulturës vura një gjobë për ata që bënin shkresat pa ‘ë’ dhe ‘ç’ dhe nuk i firmosja shkresat”, theksoi Kryeministri.

Nga ana tjetër Natasha Shuteriqi Poroçani, e cila është shkrimtare, studiuese dhe lektore pranë Departamentit të Gjuhës Shqipe, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës kërkoi që gjuha shqipe të futet edhe në arsimin e lartë.

“Ka ardhur koha për një formim kurikular në arsimin e mesëm të lartë. Duhet të fusim gjuhën dhe letërsinë, që të arrijmë të vrasim sadopak analfabetizmin”, tha ajo.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Paketa e Maleve moment i artë për turizmin, mundësi që të investosh në tokën tënde

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Staten Island (Nju-Jork), u ndal te mundësitë që ofron Paketa e…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Paketa e Maleve moment i artë për turizmin, mundësi që të investosh në tokën tënde

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Staten Island (Nju-Jork), u ndal te mundësitë që ofron Paketa e…