Rama: Anëtarësimi në BE, ngjarja e vetme ku do të ndihem i kënaqur pa kushte

Në podkastin “Flasim”, Kryeministri Rama u shpreh se asnjëherë nuk ndihet plotësisht i kënaqur me gjërat që realizon.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se nëse ka një gjë me të cilën do të jetë i kënaqur pa kushte, ai do të jetë momenti i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ngjarje që e konsideroi epokale, historike dhe të jashtëzakonshme.

Në podkastin “Flasim”, Kryeministri Rama u shpreh se asnjëherë nuk ndihet plotësisht i kënaqur me gjërat që realizon.

“Vuaj nga pakënaqësia. Ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë këtë gjë. Ata që më shikojnë nga larg nuk e besojnë fare këtë që po them. Në distancë perceptimi që unë lë është shumë ndryshe nga çfarë unë jam në të vërtetë. Nëse në distancë unë dukem si dikush që mendon se i di të gjitha, në fakt unë vuaj nga pakënaqësia”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “është i pakënaqur me çdo gjë që bën”.

“I shoh me një ndjenjë pakënaqësie ndaj vetes, sepse në çdo gjë mendoj se mund t’i kisha bërë gjërat më mirë”, shtoi Rama.

Nga ana tjetër, Kryeministri u shpreh se lufton shumë për bindjet e tij, por ndërkohë ka farkëtuar edhe mekanizmin e rikonsiderimit të situatave.

“Jam shumë i vështirë në debat se mbroj me shumë forcë bindjet e mia. Por jam shumë i hapur për të kuptuar se çfarë mund të bëj më mirë edhe për të kuptuar se ku mbase tjetri e ka mirë dhe unë gabim. Por nuk e tregoj. E kam pasur gjithmonë këtë, kam qenë gjithmonë i pathyeshëm në kokëfortësinë për të nxjerrë timen”, shtoi ai.

Por sa më shumë ka kaluar koha, Rama tha se “aq më shumë ka kaluar në një mekanizëm të rikonsiderimit të gjërave që kanë ndodhur”.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…