Shpëtimi i 25 mijë ushtarëve italianë nga shqiptarët në ’43, Rama: Historia e harruar risillet në dritë

Shpëtimi i rreth 25 mijë ushtarëve italianë nga familjet shqiptare në vitin 1943, pas kapitullimit të Italisë dhe mbërritjes së forcave naziste në Shqipëri, një fakt historik i mbetur në heshtje për mbi 80 vite po risillet tashmë në vëmendje falë një dokumentari të realizuar nga gazetarja Rudina Xhunga.


Shpëtimi i rreth 25 mijë ushtarëve italianë nga familjet shqiptare në vitin 1943, pas kapitullimit të Italisë dhe mbërritjes së forcave naziste në Shqipëri, një fakt historik i mbetur në heshtje për mbi 80 vite po risillet tashmë në vëmendje falë një dokumentari të realizuar nga gazetarja Rudina Xhunga.

Në një intervistë për gazetaren Xhunga, kryeministri Edi Rama pohoi se edhe ai vetë u njoh me dimensionin e plotë të këtij fakti historik falë punës së gazetares.

“Kjo histori vjen në vëmendjen tonë, edhe timen, falë teje, sepse nuk është një histori që është përfolur shumë”, tha Rama.

Madje sipas tij, ushtarët italianë ishin pjesë e një ushtrie pushtuese fashiste dhe kujtesa kolektive e kishte portretizuar italianin më shumë si një figurë “gjysmë qesharake” si në filmin “Njeriu me top”, sesa si një masë prej 25,000 njerëzish në nevojë që u shpëtuan nga shqiptaret.

Rama kujtoi bisedën me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni mbi këtë fakt historik, ndërsa u shpreh se “ajo u prek realisht nga kjo gjë pasi edhe italianët nuk e dinë këtë histori”.

“Ishte e prekur nga fakti se edhe italianët nuk e dinë këtë histori, pasi me siguri është shkruar tek-tuk në dokumenta, por nuk është diçka që është folur dhe shtjelluar për publikun e gjerë”, tha Rama.

Rama tha se edhe për shqiptarët, historia nuk e ka paraqitur këtë gjë si diçka për të cilën duhet të jemi krenarë.

“Nuk është se është treguar në vazhdimësi me detaje. Ajo është një histori që ka marrë formë më shumë pas shembjes së komunizmit. Duhet të pyeten ata që kanë shkruar librat në kohën e komunizmit se përse e kanë anashkaluar këtë pjesë”, tha Rama.

Ndërsa gazetarja Xhunga hoqi një paralele mes këtij fakti historik dhe shpëtimit të jetës së hebrenjve nga shqiptarët.

“Ndonjëherë bëhen shtysë edhe individë që në rrethana të caktuara bëjnë një film, një libër, një shfaqje teatrale që tërheq vëmendjen dhe pastaj kjo krijon një zinxhir dhe krijon një kujtesë”, tha Rama.

Kryeministri Rama e theksoi këtë akt humanizmi si një nga dy momentet më krenare të historisë shqiptare, krahas shpëtimit të hebrenjve.

Rama përgëzoi gazetaren Rudina Xhunga që po nxjerr në dritë këtë histori të harruar ndërsa i bëri një kërkesë publike ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani, për të ndihmuar në shfaqjen e këtij filmi në Parlamentin Italian, në mënyrë që kjo dëshmi e fuqishme e miqësisë dhe humanizmit të bëhet e njohur për të gjithë, shqiptarë dhe italianë, që kanë një të kaluar ku i janë gjendur njëri-tjetrit jo vetëm pas 1990.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Shpëtimi i 25 mijë ushtarëve italianë nga shqiptarët në ’43, Rama: Historia e harruar risillet në dritë

Shpëtimi i rreth 25 mijë ushtarëve italianë nga familjet shqiptare në vitin 1943, pas kapitullimit të Italisë dhe mbërritjes së…

Global 360

Kurti: Paradoksi i zgjerimit të BE, aplikimi i Kosovës mbetet i bllokuar për tre vjet

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian,…

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Shpëtimi i 25 mijë ushtarëve italianë nga shqiptarët në ’43, Rama: Historia e harruar risillet në dritë

Shpëtimi i rreth 25 mijë ushtarëve italianë nga familjet shqiptare në vitin 1943, pas kapitullimit të Italisë dhe mbërritjes së…