Rama në Ditën e Alfabetit fton qytetarët të zbulojnë “Udhën e Shkronjave”

Në Ditën e Alfabetit, kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët të njohin shtegun natyror “Udha e Shkronjave”, duke ndarë në rrjetet sociale momente nga ky itinerar i veçantë.


Në Ditën e Alfabetit, kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët të njohin shtegun natyror “Udha e Shkronjave”, duke ndarë në rrjetet sociale momente nga ky itinerar i veçantë.

Shtegu është inspiruar nga filmi artistik shqiptar me të njëjtin emër, i cili trajton figurën e mësuesit patriot Dhaskal Todri.

Pamjet e publikuara nga kryeministri tregojnë peizazhe të mrekullueshme natyrore përgjatë rrugës, duke përfshirë pyjet me pishë të zezë dhe dushk, si dhe monumente kulturore në Vithkuq dhe Voskopojë.

Gjatë ecjes, vizitorët mund të zbulojnë bukuritë e Parkut Natyror “Lugina e Gjergjovicës”, peizazhet e Vithkuqit dhe Voskopojës, si dhe trashëgiminë kulturore dhe natyrore që e bën këtë rrugëtim të veçantë.

“Si një rrugëtim prej rreth 15.7 km i një vështirësie mesatare për të gjithë pasionantët e natyrës, do t’ju njohë me Parkun Natyror “Lugina e Gjergjovicës”, monumente kulturore, peizazhet e bukura të Vithkuqit dhe Voskopojës, apo pyjet e pasura me Pishë të zezë, ah dhe dushk” shkroi Rama.

Kryeministri Rama e cilësoi këtë shteg si një mundësi për të bashkuar kulturën, historinë dhe natyrën, duke promovuar gjithashtu vlerat kombëtare dhe trashëgiminë shqiptare.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasadorja e Zvicrës takim me Avokatin e Popullit

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Siri Walt, u takua me Avokati i Popullit të Shqipërisë, Endrit Shabani, për të diskutuar…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadorja e Zvicrës takim me Avokatin e Popullit

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Siri Walt, u takua me Avokati i Popullit të Shqipërisë, Endrit Shabani, për të diskutuar…