Rama: 11 pikëkalime kufitare midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, 5 të CEFTA-s

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se është rënë dakord me Bashkimin Europian për 11 pikëkalime kufitare midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe 5 pikëkalime të CEFTA-s.


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se është rënë dakord me Bashkimin Europian për 11 pikëkalime kufitare midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe 5 pikëkalime të CEFTA-s.

Në nisje të punimeve të Samitit “Plani i Rritjes -Rruga jonë drejt BE-së”, Rama u shpreh se kjo marrëveshje do të shkurtojë kostot dhe do të rrisë konkurrueshmërinë.

“E dimë kufiri ballkanik, ndonjëherë lëviz, ndonjëherë fle, ndonjëherë mediton, por duhet të marrin fund këto ditë. Sot është dita që me marrëveshjen e kontributit midis Komisionit Evropian e Bankës Botërore që është nënshkruar, do t’i hapet rrugë financimit dhe ekspertizës”, shtoi Rama.

Kjo, sipas tij, nënkupton radhë më të shkurtra, kamionë më të shpejtë, kosto më të ulëta logjistike, konkurrueshmëri më e lartë.

“Një kamion i vonuar është një PBB e vonuar. Një kamion që lëviz shpejt është një ekonomi që lëviz shpejt. Është shumë, shumë e thjeshtë”, shtoi kryeministri.

Rama solli në vëmendje po ashtu edhe projektin “Wi-fi për Ballkanin Perëndimor”, ndërsa e cilësoi si një realitet të prekshëm të procesit të integrimit.

“Është infrastruktura digjitale e Evropës që është në çdo cep programi i lidhjes wifi për Ballkanin Perëndimor. Nuk është më premtim por është realizuar, 394 bashki janë përzgjedhur; 61 në Shqipëri, 114 në Bosnjë-Hercegovinë, 33 në Kosovë, 24 në Malin e Zi, 63 në Maqedoninë e Veriut dhe 99 në Serbi. Rrjetet e para fillojnë të aktivizohen prej këtij viti, nga sheshet e fshatrave në qendrat e qyteteve, nga shkollat, në qendrat turistike, qytetarët tanë do ta ndiejnë Evropën çdoherë që lidhen telefonat e tyre”, theksoi Kryeministri.

Duke u ndalur te agjenda e reformave, Rama theksoi se janë 618 hapa drejt Europës e më tej dhe në këtë drejtim, sipas tij, “rajoni nuk ka provuar asnjë reformë në këtë shkallë”.

“618 reforma të miratuara në kuadër të Planit të ri të Rritjes; nga 414 milionë euro tashmë të lëvruara, 251 reforma të tjera në vazhdim e sipër, 88% e të gjitha hapave që janë zbatuar në mënyrë aktive. Këto reforma prekin financat publike, sundimin e ligjit, qeverisjen, energjinë, transformimin digjital, klimën e biznesit”, shoi Kryeministri.

Rama theksoi se bëhet fjalë për reforma që janë jashtë mase të mërzitshme në letër, shumë të lodhshme në realitet, por absolutisht transformuese në realitet.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…