Nga lehtësimi i tregtisë te identiteti digjital, Rama: Vendet e rajonit me angazhime të reja ndaj Planit të Rritjes

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Plani i ri i Rritjes është një urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët europian”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Plani i ri i Rritjes është një urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët europian”.

Në përfundim të punimeve të Samitit “Plani i Rritjes -Rruga jonë drejt BE-së”, kryeministri Rama doli në një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisioneren për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos.

Rama informoi se në këtë samit u vlerësuan rezultatet e nismave të përbashkëta, si dhe u nënvizuan angazhimet e reja për të ndjekur në mënyrë të detajuar kalendarin e detyrave që ka çdonjëri nga shtetet e Ballkanit Perëndimor në raport me Planin e ri të Rritjes.

Kryeministri e konsideroi këtë takim të frytshëm, ndërsa u shpreh se janë ndërmarrë hapa konkretë të mëtejshëm që e afrojnë më tej rajonin me BE-në, duke konfirmuar përsëri se Plani i ri i Rritjes është një urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët europian.

“Kemi një hap shumë të rëndësishëm dhe domethënës pas atij me pagesat, të cilat tanimë bëhen pa asnjë ngarkesë ekstra duke kursyer dhjetëra miliona euro nga xhepat e qytetarëve të secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shtoi Rama.

Po ashtu, kryeministri theksoi se ndërlidhja me korridoret europiane vazhdon të mbetet prioritet dhe vazhdon të financohet nga instrumentet e BE-së.

“Folëm mbi tregtinë dhe lehtësimin e saj përmes një plani të detajuar lidhur me pikat kufitare; transformimin digjital dhe identitetin digjital, të cilin ne e kemi gati e kemi prezantuar dhe do ta fusin në jetën reale në fillim të vitit të ardhshëm”, shtoi Rama.

Identiteti digjital, sipas Kryeministrit, do të vlejë edhe për shumë aktivitete të tjera që kanë të bëjnë me transaksionet financiare dhe blerjet e drejtpërdrejta përmes telefonit.

“Folëm edhe për përafrimin në zinxhirin e vlerës së BE në aspektin industrial dhe për turizmin si një komponent që duhet fuqizuar në sensin e bashkëpunimit mes vendeve”, shtoi Rama.

Rama theksoi po ashtu se “kemi hapur një shteg tjetër për të bashkëpunuar me Komisionin në funksion të fuqizimit të arsimit të lartë përmes ndërkombëtarizimit gjë që ne e kemi filluar në Shqipëri por mund ta çojmë në nivel tjetër”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…