Sadushi pret Krammen: Afërsia me kuadrin ligjor gjerman, referencë për praktikën gjyqësore

Anette Kramme, anëtare e Bundestag-ut Gjerman dhe Sekretare Parlamentare e Shtetit pranë Ministres së Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, u prit sot në një takim nga Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi dhe Zëvendëskryetarit Ilir Panda.


E ndodhur në Tiranë për një vizitë zyrtare, Anette Kramme, anëtare e Bundestag-ut Gjerman dhe Sekretare Parlamentare e Shtetit pranë Ministres së Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, u prit sot në një takim nga Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi dhe Zëvendëskryetarit Ilir Panda.

Kramme shprehu vlerësimin e saj dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë proces si një angazhim që shkon përtej dimensionit ekonomik dhe lidhet ngushtë me përputhjen e vlerave evropiane që Shqipëria i ndan.

Ajo u ndal edhe tek sfidat e Gjykatës së Lartë pas Reformës në Drejtësi, të cilën e përshkroi si një ndërhyrje të thellë shoqërore që kërkon vullnet, konsistencë dhe guxim institucional.

Sadushi theksoi afërsinë mes kuadrit ligjor shqiptar dhe atij gjerman, si një referencë e rëndësishme në praktikën gjyqësore, dhe prezantoi arritjet konkrete të Gjykatës së Lartë: uljen e backlog-ut, rritjen e cilësisë së vendimeve dhe transparencës, të gjitha të reflektuara në rritjen e besimit të publikut, veçanërisht në kontekstin e procesit të integrimit në BE.

Në cilësinë e Kryetares së Fondacionit IRZ, Kramme shprehu gjithashtu interes për bashkëpunimin me Gjykatën e Lartë dhe funksionimin e platformës JUDIX, një instrument modern dhe i dobishëm për juristët shqiptarë, i mundësuar falë mbështetjes së IRZ. Sadushi shprehu mirënjohjen për këtë mbështetje dhe vuri në dukje rëndësinë e vijimit dhe zgjerimit të projekteve të përbashkëta.

Në takim i ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Karl Bergner, si dhe përfaqësues të tjerë të Fondacionit IRZ.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi në Bruksel me personelin e misionit të Shqipërisë në NATO: Shembull profesionalizmi dhe përkushtimi

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi një takim me personelin ushtarak dhe civil të Misionit të Shqipërisë në NATO, në…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi në Bruksel me personelin e misionit të Shqipërisë në NATO: Shembull profesionalizmi dhe përkushtimi

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi një takim me personelin ushtarak dhe civil të Misionit të Shqipërisë në NATO, në…