Rama: Rritja e pagave e pensioneve është rezultat i rritjes ekonomike, kontributet nuk do të rriten

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvend, ku po diskutohet për projektbuxhetin e vitit 2026, tha se pavarësisht se do të rriten pagat dhe pensionet, në këtë fazë nuk do të ketë asnjë rritje të kontributeve.


Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvend, ku po diskutohet për projektbuxhetin e vitit 2026, tha se pavarësisht se do të rriten pagat dhe pensionet, në këtë fazë nuk do të ketë asnjë rritje të kontributeve.

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit, Rama tha se çdo rritje që do të bëhet në buxhetin familjar, është vetëm si rezultat i rritjes ekonomike.

“Normat e kontributeve që aplikon Shqipëria janë më të ulëta se vendet e rajonit, por ne nuk do të bëjmë asnjë rritje të kontributeve në këtë fazë. Kështu që të gjithë duhet ta dinë se, gjithçka që do të rrisim në buxhetin familjar për pensionistët, për punonjësit e administratës dhe punonjës në sektorin publik si rezultat i rritjes së pagës minimale, është vetëm rezultat i rritjes së ekonomisë”, tha Rama.

Sa i përket sigurisë, drejtësisë dhe rendit, Rama tha se “kemi një buxhet masiv, natyrisht është një buxhet që diktohet nga detyrimet tona të patjetërsueshme, dy drejtime detyrimi në raport me anëtarësimin tonë në NATO dhe detyrimi për drejtësinë e pavarur, pavarësinë e së cilës e garanton vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë”.

“Në buxhetin që do të miratojmë kemi një rritje domethënëse të mbështetjes qoftë për mbrojtjen, qoftë për drejtësinë”, u shpreh Rama.

Ndër të tjera, Rama theksoi se “tek biznesi i madh krejt ndryshe nga çfarë thuhet dhe propagandohet ne jemi vend se ata që fitojnë më shumë i taksojmë më shumë. Ndërkohë që pikërisht se pse nga njëra anë taksojmë më shumë ata që fitojnë më shumë, nga ana tjetër taksojmë më pak se të gjitha vendet e rajonit ata që ftojnë më pak. Pra biznesin e vogël”.

Në mbyllje Rama theksoi edhe skemën e re të kompensimit për fermerët që nuk janë subjekt i TVSH-së.

“Me këtë kompensim të TVSH-së që do të kryhet drejtpërdrejt nga administrata tatimore, besoj që do t’i japim një shtytje domethënëse përpara edhe sektorit të bujqësisë, duke i mbështetur drejtpërdrejt fermerët dhe norma e rimbursimit që kemi vendosur është më konkurruesja në rajon, dhe vendoset mbi nivelet 5-8% të vendeve të tjera, duke qenë në nivelin 10%”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…