Rama: BE është modeli më vizionar i paqes, Shqipëria i shton një gur të çmuar kurorës së saj

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se Bashkimi Europianë për Shqipërinë mbetet modeli më vizionar i integrimit paqësor në historinë e njerëzimit. Ai shtoi, se ulja e Shqipërisë në tryezën e BE, i shton kurorës së saj edhe një gur tjetër të vogël të çmuar.


Kryeministri Edi Rama theksoi sot se Bashkimi Europianë për Shqipërinë mbetet modeli më vizionar i integrimit paqësor në historinë e njerëzimit. Ai shtoi, se ulja e Shqipërisë në tryezën e BE, i shton kurorës së saj edhe një gur tjetër të vogël të çmuar.

Gjatë fjalës së tij në Forumin e Zgjerimit të BE të organizuar nga Bashkimi Europian, Rama tha se “një ide e çmendur ndoshta në atë kohë, një ide revolucionare, që armiqtë të lashtë të bëheshin partnerë, që sovraniteti të bëhej një dhe të ndahej për të mirën e përbashkët, që paqja të ndërtohej jo mbi dominim, por mbi bashkëpunim dhe solidaritet në të njëjtin qiell të lirisë dhe dritën e demokracisë dhe pavarësisht dyshimeve, e pengesave ideja ia doli mbanë dhe projekti u shndërrua në Bashkimin Europian, modeli më vizionar i integrimit paqësor në historinë e njerëzimit”.

“Jo shumë kohë më parë, – nuk e di çfarë është në këtë faqe, që dhe qenka kaq e turpshme që të dalë, – 6 dekada e gjysmë më vonë, kjo vazhdon të jetë e vërtetë, mbetet e vërtetë. Askush nuk ka ndërtuar asgjë të ngjashme dhe askush nuk do të ndërtojë diçka të ngjashme, prandaj më mirë të jesh pjesë e saj. Kjo është ajo që mendojnë, duan dhe do të bëjnë shqiptarët, çfarëdo që të duhet për ta arritur, sepse ne kemi mësuar me vështirësi se paqja është e vetmja betejë që ia vlen të zhvillohet dhe se rruga e etërve themelues është e vetmja rrugë që ia vlen të ndiqet”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “jo shumë kohë më parë, fjala zgjerim ishte thuajse e ndaluar në fjalorin e BE-së dhe për mua ajo mbante erën e tradhtisë ndaj vetë arsyes për të cilën u vu në lëvizje Bashkimi Europian, sepse për mua zgjerimi përmban përgjigjen më të fuqishme ndaj kësaj pyetje. Çfarë është Bashkimi Europian? – Për çfarë qëndron ai? Dhe le t’i rendis këtu pesë të vërteta të thjeshta: Ribashkimi shëron plagët historike, ribashkon ose rikthen lidhjet e kombeve të ndara me forcë, rikthen identitetin Europian të atyre që u mbajtën jashtë me dhunë, jo me zgjedhje, Franca dhe Gjermania dikur na mësuan të gjithëve ne se si armiqtë mund ta rindërtojnë besimin dhe zgjerimi vazhdon me të njëjtën trashëgimi, ndërprerja e saj do të ishte tradhti ndaj vetë BE-së”.

Së dyti, vijoi Rama, ribashkimi zgjeron zonën e paqes.

“Në fakt, qëllimi themelor i BE-së është paqja, çdo zgjerim ka zgjeruar, jo vetëm gjeografinë e Bashkimit Europian, por në fakt, gjeografinë e stabilitetit të demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe është e qartë se Europa do të jetë më e lirë, më e sigurt, atë ditë që BE-ja nuk do të ketë më vetëm dy kufi, kufirin e jashtëm dhe kufirin e brendshëm që rrethon dhe ndan vendet e Ballkanit Perëndimor nga pjesa tjetër”, nënvizoi Rama.

Së treti, shtoi Kryeministri, ribashkimi përmbush një premtim të vjetër për ata që luftuan për liri, që pranuan demokracinë me kurajë, Europa ishte fener, feneri i vërtetë dhe ky ishte mesazhi i Selanikut në vitin 2003.

“Së katërti, ribashkimi çliron prosperitet, sjell prosperitet, po zgjerimi nuk është vetëm politik, është edhe ekonomik. Anëtarët e ri zgjerojnë tregun, sjellin dinamizëm, novacion, energji rinore dhe Ballkani Perëndimor, për të mos thënë Shqipëria dhe Mali i Zi, si fillim, nuk janë barrë aspak, përkundrazi, ne sjellim burime, pozicion, popullsi, energji, pasuri, asete për të ardhmen e Bashkimit Europian dhe në fund, por jo më pak nga rëndësia, sjellim një buzëqeshje të madhe në fytyrën shumë shpesh të zymtë të Bashkimit Europian, jo keq, aspak keq. Imagjinoni pak një Bashkim Europian që buzëqesh çdo mëngjes, çdo ditë në mëngjes”, theksoi Rama.

Së pesti, shtoi Rama, zgjerimi funksionon sa herë BE-ja ka ftuar anëtarë të rinj në klubin e saj, përfitimet kanë tejkaluar frikën.

“Çdo herë ka ndodhur kjo, shifrat e tregojnë qartë, faktet e ilustrojnë këtë gjë dhe nuk ka as edhe një arsye të vetme që të besojmë që gjërat do të jenë ndryshe tashmë, përkundrazi, sa më shpejt të ndodhë, aq më mirë do të jenë për BE-në”, tha Rama.

Më tej kryeministri Rama tha se ulja e Shqipërisë në tryesën e BE, i shton familjes evropiane shpirtin e madh të dikurshëm të Europës dhe i shton kurorës së saj edhe një gur tjetër të vogël të çmuar, jo vetëm pa asnjë kosto domethënëse, por me përfitimin e një shembulli që do t’i shërbejë BE-së si në periudhën afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë.

“Shqipëria është gati, jemi tërësisht të përkushtuar, e kemi treguar këtë gjë, kemi treguar rezultate me reformat; nuk do të ndalemi për asnjë çast, ne po investojmë tek e ardhmja jonë me mendësinë e një vendi që tashmë ndihet i përgjegjshëm ndaj Bashkimit Europian ditë më ditë, ndjen përgjegjësi ndaj BE dhe nuk iu kërkojmë asgjë tjetër, përveç mundësisë për t’i shërbyer Evropës që Evropa t’i shërbejë paqes siç ka thënë edhe Jean Monet për rastin tonë”, theksoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: BE është modeli më vizionar i paqes, Shqipëria i shton një gur të çmuar kurorës së saj

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se Bashkimi Europianë për Shqipërinë mbetet modeli më vizionar i integrimit paqësor në historinë e…

Global 360

Kos: Shqipëria, shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos shprehu sot përkushtimin për ta sjellë Shqipërinë në BE ndërsa vendi hapi…

Diplovista

Rama për ”Corriere della Sera”: Për qendrat italiane në Shqipëri po presim paktin e ri evropian për migracionin

Për qendrat italiane në Shqipëri po presim paktin e ri evropian për migracionin, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: BE është modeli më vizionar i paqes, Shqipëria i shton një gur të çmuar kurorës së saj

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se Bashkimi Europianë për Shqipërinë mbetet modeli më vizionar i integrimit paqësor në historinë e…