Rama në Forumin e Zgjerimit të BE-së në Bruksel: Fituam kohën e humbur me negociatat

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vetëm për 14 muaj Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian duke rikuperuar kohën e humbur dhe duke e vendosur veten në krye të bllokut të Ballkanit Perëndimor.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vetëm për 14 muaj Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian duke rikuperuar kohën e humbur dhe duke e vendosur veten në krye të bllokut të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministrit Rama iu adresua sot me një fjalë Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel, një forum me rëndësi strategjike për të ardhmen e Europës.

Në nisje të fjalës së tij, Rama vlerësoi se Shqipëria ka angazhimin e saj të palëkundur drejt familjes europiane.

Rama theksoi se zgjerimi është thjesht një tjetër fjalë për të thënë “e ardhmja e vetë Europës”.

“Është pikërisht kjo lidhje e pandashme mes zgjerimit dhe të ardhmes që më bën të flas jo thjesht si kryeministër i Shqipërisë apo përfaqësues i një vendi negociues, por si qytetar europian. Në vend që të përdor fjalën zgjerim që ka lindur në Bruksel dhe është rënduar teknikisht, do të përdor një fjalë tjetër, ribashkim”, tha Rama.

Ribashkimi, sipas Ramës është një domosdoshmëri historike dhe e vetmja rrugë për një kontinent që duhet të ruajë prosperitetin të mbrojë paqen.

Duke folur për progresin e Shqipërisë në procesin e negociatave, Rama vlerësoi veçanërisht kontributin e Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos.

“Këta muaj Marta na ka mbushur me lëvizje, rezultate dhe një entuziazëm që deri vonë besoja se Brukseli e kishte humbur, dhe nuk do të kishte shans të rigjendej. Nën drejtimin e saj, Shqipëria hapi 28 prej kapitujve të negociatave. Nuk më kujtohet se kur ka qenë hera e fundit që zgjerimi ka prodhuar kaq shumë debat konstruktiv”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se për Shqipërinë ky rrugëtim i yni nuk ka qenë i drejtë dhe i mbushur me duartrokitje.

“Vijmë nga një rrugë e gjatë e stigmatizuar jo vetëm nga veprimet tona të gabuara. Jemi vlerësuar po ashtu nga Komisioni Europian por jemi refuzuar nga Këshilli Evropian për shkak të disa vendeve skeptike. Këto momente testuan durimin tonë dhe besimin tonë te Europa. Ajo që nuk na vrau na bëri më të fortë”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se “ne nuk i bëjmë këto gjëra për Berlinin, Parisin dhe Hagën por për veten tonë dhe brezat e ardhshëm”.

“BE është burimi ynë i hapur i njohurive. Ne mësojmë më shpejt duke u përgatitur të jemi plotësisht gati kur të vij momenti i duhur. Vetëm për 14 muaj kemi hapur të gjithë kapitujt, kemi rikuperuar kohën e humbur dhe e kemi vendosur veten në krye të bllokut të Ballkanit Perëndimor. Ky sukses mahnitës nuk është vetëm i yni”, tha Rama, ndërsa vlerësoi kontributin e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Forumin e Zgjerimit të BE-së në Bruksel: Fituam kohën e humbur me negociatat

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vetëm për 14 muaj Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin…

Global 360

Kos: Shqipëria, shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos shprehu sot përkushtimin për ta sjellë Shqipërinë në BE ndërsa vendi hapi…

Diplovista

Rama për ”Corriere della Sera”: Për qendrat italiane në Shqipëri po presim paktin e ri evropian për migracionin

Për qendrat italiane në Shqipëri po presim paktin e ri evropian për migracionin, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama në Forumin e Zgjerimit të BE-së në Bruksel: Fituam kohën e humbur me negociatat

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vetëm për 14 muaj Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin…