Sala: Shëndetësia dhe mbrojtja sociale, 12.3% e buxhetit të shtetit për vitin 2026

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala ishte e pranishme sot në seancën dëgjimore për shqyrtimin e buxhetit dhe investimeve të parashikuara për vitin 2026 në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala ishte e pranishme sot në seancën dëgjimore për shqyrtimin e buxhetit dhe investimeve të parashikuara për vitin 2026 në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.

Ministrja Sala tha se në vitin 2026 shëndetësia dhe mirëqenia sociale shqiptare do të hyjnë në një etapë të re zhvillimi, me buxhetin më të madh prej 108.8 miliard lekësh, ose 12.3% të buxhetit të shtetit dhe 3.9% të prodhimit të brendshëm bruto.

“Shëndetësia është një nga sektorët prioritar të qeverisë. Krahasuar me planifikimin buxhetor të vitit 2025 (104.5 miliard lekë) kemi një rritje prej 4.3 miliard lekë ose 4.2%. Gjatë dekadës të fundit, Shqipëria ka arritur përmirësime të dukshme në treguesit kryesore të shëndetit. Sot ne jemi vendi me jetëgjatësi më të lartë në Ballkanin Perëndimor (79,3 vjeç në krahasim me 75.4 të mesatares) dhe shumë afër nivelit të vendeve Bashkimit Evropian (81.4 vjeç)”, tha Sala.

Ministrja Sala u shpreh se “gjatë dekadës së fundit, qeveria ka bërë investime të konsiderueshme në përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore, trajnimin e stafit, zgjerimin e skemës së sigurimit shëndetësor, përmirësimin e shërbimeve të specializuara, dhe rritjen e pagave”.

Sala nënvizoi se buxheti parashikohet të ndahet për shëndetësinë në 79.5 miliard lekë (përfshirë dhe kontributet e sigurimeve shëndetësore) ose 9% e Buxhetit të Shtetit dhe për mirëqenien sociale dhe ish të përndjekurit politikë: 29.3 miliard lekë.

“Gjithashtu, në projektbuxhetin 2026 është përfshirë rimbursimi i të gjithë barnave antitumorale, për të sëmurët që trajtohen në spitalin Onkologjik, duke shtuar buxhetin për barna me 1.5 miliardë lekë”, tha Sala, ndërsa theksoi se do të vijojë financimi për shërbimin shëndetësor në 5 spitalet terciale, 11 spitalet rajonale dhe Spitalin “Memorial” Fier, si dhe 27 spitalet bashkiake me një vlera prej 27.9 miliard lekë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ngriti një sërë çështjesh që ai i konsideroi si problematike në sektorin e shëndetësisë në vend. Bozdo tha se ka një transformim të strukturës demografike të Shqipërisë, vendi po plaket me shpejtësinë më të madhe në Evropë, për shkaqe ekonomike dhe jo vetëm.

“Sistemi duhet të jetë i përgatitur për shërbime shëndetësore për moshën e tretë. Problemi që shqetëson është që për shqiptarët është një numër i ulët i mjekëve për banorë. Siç janë statistikat sot, Shqipëria rendet krahas vendeve afrikane, 12 mjekë për 10 mijë banorë, më e ulëta në Evropë. Maqedonia e ka 29, Serbia 31, Mali i Zi 37, Greqia 55 mjekë për 10 mijë banorë etj”, tha Bozdo.

“Në Shqipëri shëndetësia mbetet e nënfinacuar me 3% të PBB. Një pjesë e mirë, e këtyre financave shkojnë për kontrata koncesionare. Rimbursimi i ilaçeve ka ardhur duke u ulur, raporti i KLSH thotë që kemi të bëjmë me klientelizëm, me linjë të korruptuar të rimbursimit të barnave që nuk mendojnë për pacientin”, tha Bozdo, ndërsa shtoi edhe problematikat e mjekëve të familjes dhe trajtimit të pacientëve me sëmundje tumorale.

Bozdo u ndal edhe te një shkresë e dërguar drejt tij nga personeli shëndetësor i maternitetit të Beratit, ku për shkak të rikonstruksionit të pavijonit të kirurgjisë, ky shërbim është zhvendosur brenda pavijonit të gjinekologjisë në të njëjtin pavijon ku do trajtohen gratë, fëmijët dhe traumat.

Ministrja Sala tha në përgjigjen e saj se është në dijeni të kësaj situate që tashmë është zgjidhur.

“Kam njoftim që situata është zgjidhur. Është bërë riorganizim në mënyrë që të plotësohen kushte më të mira. U ndalua që të lëvizeshin pajisjet e kirurgjisë dhe të mos përdorej asnjë ambient i maternitetit për aktivitet kirurgjikal, pasi u kërkua përdorimi ekskluziv i sallës së vjetër të kirurgjisë”, tha Sala.

Ministrja Sala u ndal edhe te fenomeni i ikjes së mjekëve, të cilin e konsideroi si një fenomen që ndodh edhe përtej Shqipërisë.

“Referuar të dhënave të censit të fundit kemi 2.3 mjekë për një mijë banorë dhe 6.48 teknikë mjekësorë. Vendet e rajonit e kanë 2.6 mjekë për një mijë banorë. Jemi më poshtë, por nuk jemi 1.2. Kemi 5083 mjekë të licencuar. Gati 98% e studentëve të vitit të parë në mjekësi kanë nënshkruar marrëveshjen për punësimin e detyruar në Shqipëri, 3 vjet pasi mbarojnë fakultetin rrinë në Shqipëri”, tha Sala.

Sala nënvizoi se në buxhetin e vitit 2026 ka një zë të veçantë për shërbim shëndetësor në banesë.

Ajo pohoi se në periudhën janar –shtator 2025 nga stafet e dedikuara infermierore për ofrimin e shërbimit në banesë janë realizuar 200 mijë vizita.

“Projekti zviceran “Health for All” ka bërë trajnimin e 7000 infermierëve për shërbimin e kujdesit shëndetësor në banesë, ndërsa janë trajnuar edhe 14 mijë infermierë nga struktura e NJVKSH. Programi synon të shtrihet në të gjitha qendrat shëndetësore dhe do të ketë godina funksionale”, pohoi ajo.

Sala u ndal edhe te sëmundjet tumorale, ndërsa tha se ka një plan të ndarë në tri faza për këtë çështje, nga fondi 200 milionë për barnat onkologjike, te ngritja e një strukture për eliminimin e pritjeve të gjata dhe shtimin e sallave të kimioterapive duke e çuar numrin në tre dhe duke shkuar nga 19 në 30 poltrone ku pacientët marrin kimioterapinë.

Sala tha se fondi i barnave të rimbursueshme është rritur me 7% për vitin 2026, ndërsa shtoi se është ngritur një sistem për gjurmimin e barnave nga importi, te depot farmaceutike e deri te mbërritja te pacienti, për periudhën 2021-2025.

Burimi ATSH

Spiropali pret Wadephul: Gjermania, mbështetje teknike e politike për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mirëpriti sot në Tiranë, ministrin e Jashtëm të Republikës Federale të…

Global 360

Kos: Shqipëria, shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos shprehu sot përkushtimin për ta sjellë Shqipërinë në BE ndërsa vendi hapi…

Diplovista

Rama për ”Corriere della Sera”: Për qendrat italiane në Shqipëri po presim paktin e ri evropian për migracionin

Për qendrat italiane në Shqipëri po presim paktin e ri evropian për migracionin, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali pret Wadephul: Gjermania, mbështetje teknike e politike për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mirëpriti sot në Tiranë, ministrin e Jashtëm të Republikës Federale të…