Shqipëria e Kosova në play-off të botërorit 2026, Rama ndan foton e ëndrrës mbarëkombëtare

Shqipëria dhe Kosova kanë arritur një moment historik në futboll, duke u kualifikuar të dyja në fazën “play-off” të kualifikueseve të Botërorit “SHBA–Meksikë–Kanada 2026”, një arritje që vjen për herë të parë në histori për të dy ekipet kombëtare.


Shqipëria dhe Kosova kanë arritur një moment historik në futboll, duke u kualifikuar të dyja në fazën “play-off” të kualifikueseve të Botërorit “SHBA–Meksikë–Kanada 2026”, një arritje që vjen për herë të parë në histori për të dy ekipet kombëtare.

Në këtë atmosferë suksesi dhe krenarie mbarëkombëtare, Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e sotme një imazh simbolik, ku paraqitet shqiponja dykrenare – simbol kombëtar – e cila mban në njërin krah flamurin kuqezi të Shqipërisë dhe në tjetrin flamurin e Republikës së Kosovës, ndërsa në qendër vendoset trofeu i Kupës së Botës.

Postimi i Ramës vjen si mesazh uniteti, frymëzimi dhe besimi në potencialin sportiv të kombit, teksa suksesi i dyfishtë shënohet si një kapitull i ri për futbollin shqiptar dhe atij të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kosova arriti kualifikimin në play off pas fitores sot ndaj Sllovenisë në Lubjanë me rezultatin 2-0, duke siguruar vendin e dytë në grupin B. Shqipëria e arriti këtë rezultat historikë dy ditë më parë, pas fitores ndaj Andorrës në transfertë me rezultatin 1-0, duke siguruar vendin e dytë në grupin K.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vlora çel sezonin turistik me koncert dhe aktivitete të shumta

Vlora çeli sot sezonin turistik 2026, ku gjatë gjithë ditës u zhvilluan një sërë aktivitetesh sportive e kulturore, të cilat…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Vlora çel sezonin turistik me koncert dhe aktivitete të shumta

Vlora çeli sot sezonin turistik 2026, ku gjatë gjithë ditës u zhvilluan një sërë aktivitetesh sportive e kulturore, të cilat…