Gonxhja uron Lara Colturin për fitoren e vendit të dytë në Botërorin e skive

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, uroi skiatoren Lara Colturin, për fitoren e vendit të dytë në Botërorin e Skive që u zhvillua në Levi të Finlandës.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, uroi skiatoren Lara Colturin, për fitoren e vendit të dytë në Botërorin e Skive që u zhvillua në Levi të Finlandës.

“Lara Colturi fiton vendin e dytë në Botërorin e Slalomit të Skive në Finlandë! Shqipëria shkëlqen në pistë me një performancë spektakolare, me një diferencë minimale ndaj kampiones Shiffrin, e cila fitoi për herë të nëntë Slalomin në Levi të Finlandës! E gjithë kjo në një ditë të veçantë për Larën, e cila sot feston edhe ditëlindjen e saj të 19-të!”, thekson Gonxhja.

Skitarja 19-vjeçare, u rendit vetëm 1.66 sekonda pas legjendës amerikane Mikaela Shiffrin, fitueses për të nëntën herë të garës në këtë pistë.

Kjo performancë vjen vetëm tre javë pas vendit të shtatë në Sölden të Austrisë dhe përkon me ditëlindjen e saj të 19-të.

Lara Colturi me këtë vend të dytë në garën e Slalomit mori 80 pikë duke e çuar në 116 pikë totalin pas dy garave të para të Kupës së Botës dhe e sheh veten në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme, pas Mikaela Shiffrin dhe Paula Moltzan. Javën që vjen Lara Colturi do jetë në pistën e Gurgl në Austri, në disiplinën e Slalomit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…