Rama: Operatori Kombëtar i Ujit për menaxhim më të mirë të burimeve

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se krijimi i Operatorit Kombëtar të Ujit do t’i japë përgjigje mirëadministrimit në funksion të rritjes së furnizimit me ujë të qytetarëve.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se krijimi i Operatorit Kombëtar të Ujit do t’i japë përgjigje mirëadministrimit në funksion të rritjes së furnizimit me ujë të qytetarëve.

Në një bashkëbisedim me banorët e njësisë nr. 3 në Tiranë, Rama tha se edhe çështja e furnizimit me ujë të pijshëm është prapë sfidë që lidhet me rritjen e popullsisë.

Por ndërkohë, kryeministri theksoi se “jo vetëm që përmirësimi është i përditshëm, por jemi duke diskutuar se si mund të marrim një partner të madh nga Europa”.

“Jemi duke diskutuar me disa kompani të mëdha që punojnë në të gjithë botën për sistemin e ujit të pijshëm, sepse në radhë të parë është çështje administrimi, menaxhimi.
Ndërmarrjet tona të ujit, megjithëse ne kemi përmirësuar shumë, kanë shumë burime njerëzore skarco brenda. Kanë shumë njerëz që janë punësuar kot, që s’kanë lidhje fare me ndërmarrjen”, tha Rama.

Për këtë, Kryeministri theksoi se është plani për të ngritur Operatorin Kombëtar të Ujit, njësoj siç kemi Operatorin Kombëtar të Energjisë, që tashmë është një histori e plotë suksesi.

“Operatori i Ujit do të drejtohet në mënyrë të përqendruar. Nuk do të jetë më ndërmarrje këtu, ndërmarrje atje, lloj-lloj ndërmarrjesh me lloj-lloj lodrash që nuk janë më, e që pretendojnë të hyjnë në BE për pak vite. E njëjta gjë edhe për mbetjet”, shtoi Rama, duke theksuar se këto janë sfida të mëdha dhe nuk janë çështje fondesh.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…