Rama: 70% e hapësirës publike do të jetë e komunitetit

Kryeministri Edi Rama foli sot për problemet e komunitetit lidhur me shfrytëzimin e hapësirave publike, ndërsa u shpreh se tashmë i është dhënë përgjigje me ligj kësaj çështje.


Kryeministri Edi Rama foli sot për problemet e komunitetit lidhur me shfrytëzimin e hapësirave publike, ndërsa u shpreh se tashmë i është dhënë përgjigje me ligj kësaj çështje.

Në një bashkëbisedim me banorët e njësisë nr.3 në Tiranë, Rama tha se për vite me radhë është bërë një katrahurë me pronat.

“Ti thua ‘lulishtja’, tjetri thotë ‘është prona ime’. Më në fund, e imponuam që nuk ka pronë më rreth pallatit kur ndërtohet një pallat i ri: as për ish-pronarin, as për ndërtuesin. Rreth pallatit është prona e atyre që banojnë në atë pallat. Nuk mundet dot të blejmë apartamentin dhe të shkojmë në pallat e rreth e rrotull paskemi pronarë. Jo. Nuk ka pronarë. Jemi vetë pronarë rreth e rrotull”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se “këtë gjë më në fund e kemi imponuar edhe me ligj, sepse kjo është logjika e lejes së ndërtimit”.

“Në momentin që ti kërkon një leje ndërtimi dhe ajo nuk të jepet në të gjithë njollën e pronës, por të jepet në një pjesë të saj për ta shfrytëzuar, gjithë pjesa tjetër është pronë e përbashkët”, nënvizoi ai.

Nga ana tjetër, Rama tha se nuk mund të ketë hapësirë publike ku, ai që ka letrat e pronës të ndërtojë çfarë të dojë.

“Nuk mundet. Të gjithë ata që bëjnë kioska dhe thonë ‘e kam pronë’, duhet ta harrojnë. Nëse nuk kanë leje ndërtimi, nuk mund të vendosin një ngrehinë mu në mes të lagjes dhe t’u zënë rrugën familjarëve kur dalin nga shtëpia. Situata, siç kam parë në gjithë këtë operacion, as nuk i imagjinoja. Familje që hyjnë në lokal për të dalë në rrugë, se lokali është brenda te shkalla dhe ai thotë ‘e kam pronë’”, u shpreh Kryeministri.

Duke informuar mbi lirimin e hapësirave publike, Kryeministri informoi se “pak ditë më parë kemi arritur në 100 mijë metra katrorë të liruara”.

“Tani është faza që duhet t’i rehabilitojmë dhe patjetër që atyre që kanë biznese, bashkia do t’u japë modelin se si ata të vendosin çadra, se si ata të vendosin karrige, por jo të pushtojnë gjithë hapësirën, sepse 70% e hapësirës normalisht do të jetë e komunitetit. Në çdo trotuar, në çdo rrugë. Aty ku trotuari është 2 metra, dakord, dhe aty ku tek 30% i atij që ka lokalin nuk ka vend për tavolinë, nuk ka për të nxjerrë tavolinë. I gjithë trotuari do të jetë i njerëzve”, shtoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama për “France24’’: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë kundër projektit në Zvërnec

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të televizionit të njohur francez “France24” lidhur me protestën kundër projektit në Zvërnec.

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për “France24’’: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë kundër projektit në Zvërnec

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të televizionit të njohur francez “France24” lidhur me protestën kundër projektit në Zvërnec.