Rama: Bonusi i fundvitit 100 dhe 150 euro sipas fashës së pensioneve

Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se edhe për vitin 2025 bonusi për pensionistët do të jetë në masën 100 dhe 150 euro, sipas fashave përkatëse.


Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot se edhe për vitin 2025 bonusi për pensionistët do të jetë në masën 100 dhe 150 euro, sipas fashave përkatëse.

Në një bashkëbisedim me banorët e njësisë nr. 3 në Tiranë mbi projektbuxhetin 2026, Rama iu përgjigj pretendimeve të opozitës se bonusi i fundvitit nuk do të shpërndahet dhe se kjo do të jetë rritja që do të bëhet muaj pas muaji në vitin 2026 për pensionistët.

I pyetur nga një pensionist për deklaratat e kreut të PD-së Sali Berisha për këtë çështje, Rama tha se nuk ia përmend emrin prej shumë vitesh dhe se merret me të vetëm kur ka fushatë.

“Nuk e dëgjoj çfarë thotë, as nuk e llogaris është apo nuk është realisht. Realisht ajo frymë është një e keqe e madhe që nuk i është ndarë atij vendi, sepse është një kënetë e madhe ku ai është ‘bufi i madh’, por aty çfarë nuk ka”, tha Rama, ndërsa ftoi qytetarët që ta faktojnë vetë të vërtetën për këtë çështje në muajin dhjetor.

“Vjet dhamë bonusin më të lartë që ishte dhënë sepse kishim mundësi ta bënim një gjë të tillë. Përcaktuam 1500 euro për pensionet nën 200 euro dhe 100 euro për pensionet mbi 200 euro. Të njëjtin bonus do ta merrni edhe në dhjetor”, siguroi kryeministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama për “France24’’: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë kundër projektit në Zvërnec

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të televizionit të njohur francez “France24” lidhur me protestën kundër projektit në Zvërnec.

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për “France24’’: Ka shumë ndërhyrje nga jashtë kundër projektit në Zvërnec

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të televizionit të njohur francez “France24” lidhur me protestën kundër projektit në Zvërnec.