Rama: Biznesi i vogël vijon me zero tatim mbi fitimin, paqe fiskale me sipërmarrjen

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste tha sot se të gjitha rritjet e pagave dhe investimet e parashikuara në buxhetin e shtetit për vitin 2026, do të bëhen pa prekur dhe pa rritur asnjë taksë.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste tha sot se të gjitha rritjet e pagave dhe investimet e parashikuara në buxhetin e shtetit për vitin 2026, do të bëhen pa prekur dhe pa rritur asnjë taksë.

Gjatë një dëgjese me banorët e kryeqytetit të njësisë 2, Rama tha është marrë një zotim dhe Qeveria do t’i qëndrojë deri në fund atij zotimi, duke bërë që Shqipëria të jetë i vetmi vend në rajon, ku nuk ka tatim mbi fitimin për biznesin e vogël.

“Më saktë biznesi i vogël deri në vitin 2029 do ta ketë zero tatimin mbi fitimin dhe të vetmet kontribute që biznesi do të paguajë janë kontributet për sigurimet shëndetësore dhe shoqërore. Ato nuk janë taksa, ato janë çka i takon çdo punonjësi për të siguruar shëndetin dhe pensionin”, tha Rama.

“Ne do të bëjmë një hap shumë domethënës në drejtim të sipërmarrjes përmes paqes fiskale. E kemi aktualisht në projektin e ri të buxhetit dhe paketës fiskale të 2026 që do të thotë që të gjitha kompanive do t’u ofrojmë mundësinë që të merren vesh me administratën tatimore për të përcaktuar në mënyrë të ndershme rritjen e të ardhurave dhe për të rënë dakord për tatimin që do të paguajnë mbi fitimin. Kjo do të thotë që kështu ata do të shmangin kontrollet, do të vazhdojnë qetësisht punën pa pasur ngarkesa të tjera të natyrës burokratike dhe po ashtu sa i përket Qeverisë do të jetë në gjendje të ketë një stabilitet në mbledhjen dhe realizimin e të ardhurave që do t’i përgjigjet rritjes së ekonomisë dhe do të sjellë më shumë mundësi për të investuar më shumë”, theksoi Kryeministri Rama.

Kreu i Ekzekutimit nënvizoi njëherësh edhe faktin që investimet do të rriten si në infrastrukturë, në shëndetësi, në arsim etj.

Sipas Ramës, projektbuxheti 2026 është një projekt, i cili e shpreh në të gjithë arkitekturën e vet atë që u tha për rritjen e ekonomisë, qëndrueshmërinë e rritjes dhe rritjen e kapacitetit të vendit dhe mundësive për të shpërndarë më shumë.

Lexo më shumë nga

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…