Rama: BE, projekti më i jashtëzakonshëm në historinë e politikës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria duhet të kryejë detyrat e saj me sukses deri në vitin 2027 dhe të ulet në tryezën e Bashkimit Europian.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria duhet të kryejë detyrat e saj me sukses deri në vitin 2027 dhe të ulet në tryezën e Bashkimit Europian.

Në një intervistë televizive nga Roma pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Rama foli për integrimin e Shqipërisë në familjen europiane.

Kryeministri u shpreh se, nuk e mendon fare alternativën e mosekzistencës së Bashkimit Europian sepse, theksoi ai, “në të gjitha rastet Bashkimi Europian mbetet projekti më i jashtëzakonshëm i njeriut politik në historinë e politikës dhe këto janë faza, janë momente që në jetën tonë janë të gjata sepse janë vite, por në histori janë fragmente kohe”.

Rama theksoi se, “nëse Bashkimi Europian ka një proces të vetin ku vihen re edhe problematika që krijojnë terrenin për të spekuluar dhe me mundësinë e zhdukjes së tij, këto janë procese që janë kalimtare”.

Sepse, shtoi ai, “mënyra se si globalizmi e ka transformuar botën e bën të pamundur të imagjinosh vendet, shtetet të kthehen mbrapsht edhe të zvogëlohen”.

Rama theksoi se, “ajo që Europës i duhet sot është që të krijojë fuqinë e nevojshme për të qëndruar një faktor në një botë ku disa fuqi janë gjithmonë e më prezente dhe ku numrat, pesha në popullsi dhe gjeografi ka një rëndësi themelore për të qëndruar relevant”.

Kreu i ekzekutivit u shpreh se, Shqipëria duhet të kryejë detyrat e saj deri në 2027-ën

“Fiksimi im është 2027, të kryejmë detyrat me sukses deri në 2027-tën, të mbyllim negociatat teknike, të bëjmë të gjithë luftën politike më pas për t’i kaluar të gjithë parlamentet në atë dyvjeçarin tjetër dhe pastaj të ulemi në tryezën e Bashkimit Europian”, tha Rama.

“Kjo për ne është histori, kjo për ne është diçka vlera e së cilës matet me të gjithë lëngimet edhe sakrificat e brezave që ikën dhe do të matet me të gjitha përfitimet që do të kenë brezat që do të vijnë”, theksoi kryeministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…