Gonzato: Depolitizim të administratës zgjedhore dhe përforcim të “mbikëqyrjes digjitale”

Projektit i ri i Këshillit të Evropës “Mbështetje për Ciklin e Procesit Zgjedhor në Shqipëri – Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë (SECA)”, u prezantua sot në Tiranë


Projektit i ri i Këshillit të Evropës “Mbështetje për Ciklin e Procesit Zgjedhor në Shqipëri – Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë (SECA)”, u prezantua sot në Tiranë

Ky projekt synon të forcojë transparencën, gjithëpërfshirjen dhe integritetin e procesit zgjedhor në Shqipëri.

I pranishëm në prezantimin e projektit, ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë Silvio Gonzato tha se projekti do të rrisë kapacitetet institucionale të KQZ-së, si dhe do të nxisë dhe promovojë “pjesëmarrjen aktive të shoqërisë civile, medias dhe do të fuqizojë transparencën e proceseve zgjedhore në përputhje me standardet evropiane”.

Gonzato theksoi se “profesionalizmi dhe depolitizimi i administratës zgjedhore janë thelbësore për të garantuar që çdo proces zgjedhor të drejtohet në mënyrë të paanshme dhe transparente”.

“Një KQZ e paanshme në të gjitha nivelet administrative është gur themeli i besimit të publikut tek zgjedhësit dhe një standard matës në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”, tha Gonzato.

Gonzato nënvizoi se një aspekt kyç i partneritetit me KQZ-në do të jetë përforcimi i “mbikëqyrjes digjitale”, i cili sipas tij do të bëjë “të sigurt që teknologjitë e reja që do të përdoren në zgjedhje, do të jenë transparente dhe të sigurta”, në mënyrë që “të mbrojnë të dhënat e qytetarëve”.

Ndryshimet teknologjike tha Gonzato, sjellin “shanse madhore për pjesëmarrje dhe transparencë, por edhe cenueshmëri për dezinformacion dhe manipulime me Inteligjencën Artificiale e me çështje të sigurisë kompjuterike”.

“Reforma Zgjedhore është pjesë domethënëse e rrugëtimit dhe zotimit që ka Shqipëria në grup-kapitullin e parë për anëtarësimin në BE, që janë pjesët themeltare, të parat që hapen dhe të fundit që mbyllen dhe që kontribuojnë drejtpërdrejt, tek udhërrëfyesi për funksionimin e institucioneve demokratike, që theksojnë rëndësinë e zgjedhjeve, transparencë, llogaridhënien dhe pjesëmarrja e qytetarëve, që janë themelet e anëtarësimit në BE”, tha Gonzato.

Gonzato theksoi se “demokracia nuk është diçka stacionare, ajo evoluon nëpërmjet teknologjisë, por mbështetet mbi vlera të përbashkëta dhe duhet të mbetet e tillë, e mbështetur mbi vlera, transparencë, integritet dhe besimin tek zgjedhjet”.

“BE qëndron e palëkundur në mbështetje të Shqipërisë dhe veçanërisht KQZ-së në këtë rrugëtim”, u shpreh Gonzato.

Bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, dhe zbatuar nga Këshilli i Evropës në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, projekti SECA do të kontribuojë në përparimin e qeverisjes demokratike dhe përshtatjen e mëtejshme me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.

Burimi ATSH

Rama për protestat për Zvërnecin: Thirrje raciste, moratoriumi i gjuetisë riktheu flamingot

Kryeministri Edi Rama reagoi të dielën ndaj protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, duke kundërshtuar sloganet e përdorura nga protestuesit…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për protestat për Zvërnecin: Thirrje raciste, moratoriumi i gjuetisë riktheu flamingot

Kryeministri Edi Rama reagoi të dielën ndaj protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, duke kundërshtuar sloganet e përdorura nga protestuesit…