Rama: Masa ndaj ndërtuesve jashtë lejeve të ndërtimit, formula bashkëpunimi për sistemimin e çerdheve e kopshteve

Kryeministri Edi Rama foli sot për fenomenin e shkeljeve të lejeve të ndërtimit, ndërsa paralajmëroi se aty ku do të jetë mundësia do të konfiskohen vila dhe do të bëhen kopshte, çerdhe apo qendër shëndetësore.


Kryeministri Edi Rama foli sot për fenomenin e shkeljeve të lejeve të ndërtimit, ndërsa paralajmëroi se aty ku do të jetë mundësia do të konfiskohen vila dhe do të bëhen kopshte, çerdhe apo qendër shëndetësore.

Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e njësisë nr. 5 në Tiranë, Rama theksoi se do të merren masa për ndërtuesit që marrin leje dhe pastaj dalin nga leja duke shtuar metra ndërtimi apo duke mos respektuar kushtet e kantierit.

“Jemi aktualisht duke goditur të gjithë paligjshmëritë në zonën e vilave më të shtrenjta në Tiranë, në zonën matanë TEG-ut, dhe nuk kemi për të falur asnjë metër katror. Aty ku do të jetë mundësia, do të konfiskojmë vila, do të bëjmë kopsht, çerdhe, qendër shëndetësore. Aty ku nuk është mundësia, do kthehen andej nga kanë ardhur”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se shteti i njeh gjithë të drejtën ndërtuesve të zhvillojnë pronën por jo në babëzi.

“Kur flasim për ndërtues, do të kemi parasysh që nuk janë thjesht ata, janë dhe pronarët, të cilët kanë pjesën e tyre, etj,etj. I kanë të gjitha të drejtat, ua njohim, t’i marrin lejet, t’i ndërtojnë, t’i gëzojnë, po asnjë metër mbi atë që i takon me ligj dhe me zakon”, tha Rama.

Rama tha se veçanërisht në Tiranë është shumë i madh problemi i trojeve publike. “Është bërë një çmenduri me letra, kthime, njohje, histori, AMTP-ra, të dhëna edhe në tokë urbane, si tokë bujqësore dhe nuk ka shumë territore, ka pak, ky është problemi kryesor”, shtoi ai.

Në këtë drejtim, Rama theksoi se me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit dhe të Strehimit po ndërtohen disa formula në mënyrë që të bashkëpunohet me ndërtuesit dhe t’iu imponojmë që të japin hapësirë për të sistemuar një çerdhe apo një kopsht.

“Nevoja për çerdhe dhe për kopshte bëhet çdo vit e më e madhe dhe për më tepër, Bashkia e Tiranës ka krijuar një reputacion pozitiv për çerdhet dhe ka gjithmonë e më shumë prindër që duan ta çojnë fëmijën në çerdhe”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shkollat e rilindura me kushte dhe standarde të reja

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë…