Rama: Tirana do të ketë buxhetin më të madh ndër vite, pastrimi përgjegjësi e të gjithëve

Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot çështjen e pastrimit në Tiranë një përgjegjësi të përbashkët, ndërsa u shpreh se për vitin që vjen Tirana do të ketë buxhetin më të mirë të të gjitha viteve për shkak të rritjes së ekonomisë.


Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot çështjen e pastrimit në Tiranë një përgjegjësi të përbashkët, ndërsa u shpreh se për vitin që vjen Tirana do të ketë buxhetin më të mirë të të gjitha viteve për shkak të rritjes së ekonomisë.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët e njësisë nr. 5 në Tiranë për projektbuxhetin 2026, Rama u shpreh se pastrimi është një çështje e përbashkët dhe nuk është një çështje e kujt pastron.

“Tek pastrimi, problemi i madh është që papërgjegjshmëria shumë e përhapur e secilit prej nesh në hedhjen e plehrave, mbushja e kazanëve me pako, me kuti që zënë gjithë hapësirën dhe pastaj e bëjnë praktikisht kazanin të papërdorshëm, etj, etj që e bëjnë shumë të vështirë”, tha Kryeministri.

Sipas tij, Tirana rritet dhe rritja e numrit të banorëve sjell rritje të mbetjeve.

“Shumë shpejt do të përballemi me një problem, ku do të vendosen kazanët. Se nuk mund të jetë një histori që secili e shtyn kazanin te tjetri. Kompania mund të ketë të metat e veta, unë s’e di fare, se ndjek nga afër këtë gjë, por është punë e përbashkët në të gjitha rastet”, shtoi Rama.

Duke folur për buxhetin e vitit 2026 për bashkinë e Tiranës, Rama siguroi se “pavarësisht gjithë traumës që po kalon bashkia dhe gjithë atij absurdi që po ndodh, Tirana do ketë një buxhet që do të jetë më i mirë i të gjitha viteve për shkak të rritjes së ekonomisë”.

Por nga ana tjetër, ai theksoi se Tirana ka një hapësirë shumë të madhe për të rritur të ardhurat, jo duke rritur taksat, por duke rritur kapacitetin për t’i mbledhur taksat.

“Të mos bëhet një vend që ata që paguajnë tarifat vendore në mënyrë korrekte, i paguajnë, ndërsa kush i shmang dhe përfiton nga kjo situatë pak traumatike jeton në kurriz të të tjerëve. Kështu që sfida e bashkisë është të rrisë kapacitetin për të mbledhur taksat bashkiake nga të gjithë, jo vetëm nga një pjesë”, tha Kryeministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Pezullimi i Ballukut ishte masë absurde, preku funksionin institucional

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama, deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, nga Kryesia…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Pezullimi i Ballukut ishte masë absurde, preku funksionin institucional

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama, deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, nga Kryesia…