Sala: Investimet në shëndetësi 4,2 miliardë lekë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala u shpreh sot se totali i investimeve për vitin 2026 është 4,2 miliardë lekë, i ndarë në financim i brendshëm 3,5 miliardë lekë dhe financim i huaj 0,7 miliard lekë.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala u shpreh sot se totali i investimeve për vitin 2026 është 4,2 miliardë lekë, i ndarë në financim i brendshëm 3,5 miliardë lekë dhe financim i huaj 0,7 miliard lekë.

Sa i takon programit të kujdesit spitalor, Sala tha se gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2026 në Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, se tavani i miratuar është në vlerën 2,8 miliardë lekë.

Ministrja deklaroi se “investimet e reja që parashikohen për vitin 2026 janë në infrastrukturë, si ndërtime të reja në vlerë 1,3 miliardë lekë ku përfshihet ndërtimi i godinës së re të Spitalit Rajonal Korçë. Rikonstruksione në vlerë 1,1 miliardë lekë ku përfshihen urgjenca e Spitalit Durrës, godina e Spitalit Psikiatrik të QSUT, Spitali i Tropojës si dhe rikonstruksion i godinës qendrore të Spitalit Mat”.

Gjithashtu me buxhetin 2026 parashikohet blerje pajisje në vlerën 1,1 miliardë lekë si pajisje për qendrën e re të back-up për QKUM (Urgjenca); pajisje dhe hoteleri mjekësore për spitalet (echo, grafi stacionare dhe të lëvizshme, etj.) pajisje mjekësore për QSUNT dhe kosto lokale për blerjen e Pet CT nga Agjencia Atomike (për QSUNT).

Ajo shtoi se investimi në godina të reja është në vlerën 553 milionë lekë ku përfshihet ndërtimi i disa godinave të reja për Spitalin Psikiatrik Elbasan, si edhe ndërtimi i godinës së re të back-up për QKUM.

Ministrja Sala u ndal edhe te rikonstruksionet, që janë në vlerë 2,7 miliardë lekë për vitet 2026-2028 ku përfshihen Materniteti nr. 1 Tiranë, godina qendrore e Spitalit Gjirokastër, godina qendrore e Spitalit Pogradec, disa pavioneve të Spitalit Berat, godina qendrore e Spitalit Lushnje, godina e Maternitetit të Spitalit Shkodër, Materniteti i Spitalit Fier, Shërbimi i Patologjisë në Spitalin Vlorë dhe rikonstruksion i godinës së djegie-plastikës në QSUNT.

Sala tha se “MSHMS aktualisht është në përmbyllje të projektpreventivave të zbatimit për 106 objekte qendra shëndetësore dhe ambulanca të cilat do të rehabilitohen për vitet 2026-2028”.

Burimi ATSH

Rama: Studentët, rol aktiv në përzgjedhjen e projektit për Kampusin “Aleksandër Moisiu”

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të pesë ekipeve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar “Aleksandër Moisiu”, theksoi…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Studentët, rol aktiv në përzgjedhjen e projektit për Kampusin “Aleksandër Moisiu”

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të pesë ekipeve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar për Kampusin e Ri Universitar “Aleksandër Moisiu”, theksoi…