Rama: Shqipëria e arriti të pamendueshmen, të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh, rekord absolut

Më datë 17 nëntor do të mbahet Konferenca e 7-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në Bruksel, ku do të hapet grup-kapitulli i fundit i negociatave: “Bujqësia, Kohezioni dhe Burimet”.


Më datë 17 nëntor do të mbahet Konferenca e 7-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në Bruksel, ku do të hapet grup-kapitulli i fundit i negociatave: “Bujqësia, Kohezioni dhe Burimet”.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, “Shqipëria e arriti të pamendueshmen, të gjithë kapitujt e negociatave të hapur brenda 12 muajsh, rekord absolut në procesin e integrimeve europiane”.

“Asgjë nuk na dal dot drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE. Askush nuk na ndal dot drejt objektivit madhor të mbylljes së negociatave brenda 2027”, theksoi kreu i qeverisë.

Sepse, vijoi ai, “përtej vështirësive, pengesave, dëmtimeve të pashmangshme apo baltës së pandashme, në ngjitjen e kësaj të përpjete historike, ne po e rrisim e forcojmë muaj pas muaji Shqipërinë, me një ekonomi që po rritet, me pensionet që po rriten, me pagën minimale që po rritet, me pagat e tjera që po rriten, me investimet e brendshme e të huaja që po rriten, me mbështetjen për më të dobëtit e për të sëmurët me kancer që po rritet, me investimet e brendshme e të huaja që po rriten, pa rritur asnjë taksë dhe duke përmirësuar hap pas hapi punën e institucioneve të shtetit”.

Rama theksoi se, “Shqipëria punon dhe fiton përditë e më shumë respekt”.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian të akredituar në vendin tonë, por edhe të ardhur nga kryeqytetet fqinje.

Takimi kishte në qendër bashkëbisedimin e përvitshëm pas daljes së Raportit të Progresit të BE për Shqipërinë.

Në progresraportin e vitit 2025 për Shqipërinë vlerësohet angazhimi i autoriteteve shqiptare në procesin e negociatave dhe përmbushjen e kushteve të vendosura nga BE.

Raporti vlerëson përparimin e bërë në procesin e negociatave të anëtarësimit që prej tetorit të vitit 2024, duke theksuar ecurinë e tyre me një ritëm “të paprecedent”, që ka çuar në hapjen e 28 kapitujve brenda një viti.

Në progresraport thuhet se, pas konferencës së dytë ndërqeveritare të 15 tetorit 2024, e cila hapi negociatat e pranimit mbi grup-kapitullin 1, “Themeloret”, u mblodhën katër Konferenca Ndërqeveritare që çuan në hapjen e negociatave mbi katër grup-kapituj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Viti i Zojës së Shkodrës, Kisha Katolike fton Papa Leonin e XIV të vizitojë Shqipërinë

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore…