Jaupaj: Mbi 3 miliardë lekë buxheti për Mjedisin, fokus pyllëzimi me dron në zonat e mbrojtura

Në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, u shqyrtua sot në parim projektligji “Për buxhetin 2026” për Ministrinë e Mjedisit.


Në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, u shqyrtua sot në parim projektligji “Për buxhetin 2026” për Ministrinë e Mjedisit.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj u shpreh se hartimi i buxhetit 2026-2028, vjen si një moment i rëndësishëm në mbështetje të objektivave të programit të Qeverisë në zhvillimin e mjedisit.

Sipas Jaupajt, Ministria e Mjedisit ka hartuar buxhetin duke ruajtur kufijtë e parashikuar në katër programe buxhetore, si planifikim, menaxhim, administrim, në mbrojtjen e mjedisit, në administrimin e pyjeve dhe menaxhimin e mbetjeve urbane.

Jaupaj bëri një ndarje të programit buxhetor afatmesëm, ku për paga dhe shpenzime në Ministrinë e Mjedisit është parashikuar një vlerë prej 1 miliard e 147 milionë e 850 mijë lekë, duke pasur një rritje prej 9% në krahasim me vitin 2025.

“Shpenzime operative 338 milionë e 490 mijë lekë, një rritje 1,5% me vitin 2025. Transferta të brendshme rreth 5 milionë lekë, ndërsa për investime është parashikuar një vlerë prej 1 miliardë e 136 milionë e 347 mijë lekë, një rritje me 17,9% krahasuar me 2025, si dhe investime të huaja në vlerën 590 milionë lekësh”, tha Jaupaj.

Ministri i Mjedisit, nënvizoi se në total, buxheti i vitit 2026 për këtë ministri është në vlerën e 3 miliardë e 239 milionë e 407 mijë lekë, me një rritje totale me 9,18% më shumë krahasuar me vitin 2025.

Sipas ministrit Jaupaj, buxheti i Ministrisë së Mjedisit zë 0,12% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto, ose 0,67% në buxhetin e shtetit për vitin 2026.

“Për vitin 2026, për anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare është parashikuar një vlerë prej 20 milionë lekësh në bazë të marrëveshjeve që ka Ministria e Mjedisit në organizatat ku Shqipëria aderon”, tha ai.

“Investimet rriten me 17,89%, ku fokus ka ngritja e infrastrukturës në Echo Park Ulza me vlerë totale rreth 460 milionë lekë; ndërtimi i qendrës multifunksionale në lumin Vjosa me një vlerë totale 690 milionë lekë; kemi blerjen e stacioneve të monitorimit të ajrit me një vlerë prej 100 milionë lekë; një fond prej 60 milionë lekësh për prezantimin e projektit Pyllëzimi Smart me dron në zonat e mbrojtura, që kanë pasur problematikë me shpyllëzimin gjatë viteve të shkuara”, tha Jaupaj.

Gjithashtu, ministri Jaupaj u shpreh se në buxhet është parashikuar edhe mbulimi i TVSH-së dhe kostove lokale për investimet e huaja, të cilat janë të konsiderueshme sa i takon Ministrisë së Mjedisit me grante nga KfW, Komisioni Evropian etj.

Ndërkohë, deputeti i opozitës, Blendi Himçi tha në fjalën e tij se Qeveria shqiptare gjatë këtyre 12 viteve, ka shpenzuar për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit rreth 47,5 milionë euro.

“Janë hedhur edhe 113 milionë euro më pas, por projekti i incenerimit dështoi. Ju thatë se do të ngrini 10 landfille për menaxhimin e integruar të mbetjeve në gjithë Shqipërinë. Por, a është parashikuar studim fizibiliteti, ndonjë fond për vënien në punë të procesit të incenerimit? Sepse mbetjet shtohen çdo ditë nga familjet shqiptare. Mali me plehra në Elbasan është në kushtet e një emergjence mjedisore buzë lumit Shkumbin”, tha Himçi.

Në përgjigjen e tij, ministri Jaupaj u shpreh se do të ecet përpara me të gjitha investimet, për të krijuar një menaxhim më të mirë të mbetjeve dhe për t’i dhënë njësive të qeverisjes vendore mundësinë për një ndarje në burim dhe reduktim të sasisë së mbetjeve në impiante dhe landfille.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Mbrojtja Civile: Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, njoftoi sot në lidhje me situatën e krijuar si pasojë e kushteve të paqëndrueshme atmosferike…

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Mbrojtja Civile: Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, njoftoi sot në lidhje me situatën e krijuar si pasojë e kushteve të paqëndrueshme atmosferike…