Rama: Rritje pagash për 6800 punonjësit e OSHEE

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria është i vetmi vend që ka përjetuar në vitet e fundit ulje të çmimit të energjisë dhe një ulje me 10%.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria është i vetmi vend që ka përjetuar në vitet e fundit ulje të çmimit të energjisë dhe një ulje me 10%.

Rama u shpreh se, “ajo që ndodhi me çmimin e energjisë ishte një lajm jashtëzakonisht pozitiv edhe pse si të gjitha lajmet pozitive në këtë vend, madje në çdo vend besoj, pati nga ata që e përqeshën fort, por në fund të ditës kjo përqeshje nuk i hoqi asgjë, dhe nuk i heq asgjë faktit që ky i yni është i vetmi vend që ka përjetuar në vitet e fundit ulje të çmimit të energjisë dhe një ulje me 10%”.

Gjithashtu, Kryeministri njoftoi sot se do të ketë rritje të pagave për punonjësit e OSHEE-së.

Rama u shpreh se për 6800 punonjësit e kompanisë do të ketë një indeksim të pagave me 6,1%. Për të gjithë elektriçistët e kompanisë do të ketë një rritje page me 75 mijë lekë në muaj dhe për inxhinierët elektrikë të kompanisë do të ketë një rritje page me 12 500 lekë në muaj.

“Në kompanitë e këtyre shërbimeve po bëhet një punë e posaçme për rritjen e cilësisë së burimeve njerëzore dhe faktikisht jemi dëshmitarë që OSHEE-ja ka realizuar me sukses disa thirrje publike për të marrë teknikë të rinj, vajza dhe djem që vijnë nga arsimi profesional. Ashtu sikundër ka bërë një punë të lavdërueshme edhe për rritjen e kapaciteteve inxhinierike të saj”, tha Rama.

Natyrisht, shtoi kreu i qeverisë, “që duke qenë pjesë e një strukture që është jashtë financimit të buxhetit të shtetit, burimet njerëzore të OSHEE-së nuk përfshihen drejtpërdrejt nga buxheti në rritjen e pagave”, por theksoi Rama “në radhë të parë për 6800 punonjësit e kompanisë do të ketë një indeksim të pagave me 6,1%. Në radhë të dytë për të gjithë elektriçistët e kompanisë do të ketë një rritje page me 75 mijë lekë të reja në muaj dhe së treti për inxhinierët elektrikë të kompanisë do të ketë një rritje page me 12 500 lekë të reja në muaj”.

“Besoj që të gjitha këto janë rritje domethënëse dhe pa diskutim plotësisht të merituara për një skuadër të madhe që rrit në mënyrë të qëndrueshme performancën dhe rrit në mënyrë të qëndrueshme edhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve”, u shpreh Kryeministri.

Këto deklarata kryeministri Rama i bëri në prezantimin e projektit “OSHEE Charge”, një shërbim i ri i karikimit të mjeteve elektrike, për të shkuar drejt energjisë së pastër dhe transportit të qëndrueshëm.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Papa Leone XIV pret kryeministrin Rama

Sot paradite papa Leone XIV priti në audiencë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, publikoi sot Vatican News.

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Papa Leone XIV pret kryeministrin Rama

Sot paradite papa Leone XIV priti në audiencë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, publikoi sot Vatican News.