Potenciali turistik për “Shqipërinë 2030” në TIF, në fokus turizmi gjithëvjetor

Shqipëria turistike dhe oferta e saj në tregun ndërkombëtar të turizmit, ishin pjesë e diskutimit në panelin me temë “Turizmi sot dhe në të ardhmen”.


Shqipëria turistike dhe oferta e saj në tregun ndërkombëtar të turizmit, ishin pjesë e diskutimit në panelin me temë “Turizmi sot dhe në të ardhmen”.

Në ditën e dytë të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, përfaqësues të Ministrisë së Turizmit, pushtetit lokal, organizatave dhe biznesit, folën për potencialin turistik që ka vendi ynë dhe nismat që do të kontribuojnë për zhvillimin e qëndrueshëm.

Lira Pipa, zëvendësministre e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, foli për bumin turistik të vendit, i cili një dekadë më parë, as nuk imagjinohej.

“Vitin e kaluar Shqipëria priti 12 milionë turisë, dhe brenda një 10-vjeçari shohim që numri është trefishuar. Askush nuk e besonte se Shqipëria do të bëhej një destinacion kaq i kërkuar. Pavarësisht entuziazmit dhe investimit të shumëkujt që e shikon Shqipërinë si një vend me potencial, oferta jonë turistike shoqërohet edhe me sfida dhe që tani ne duam të krijojmë cilësi, duke e ndërlidhur turizmin me artet, kulturën, historinë dhe sportin”, tha Pipa.

Programi i GIZ ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e rajoneve, duke kontribuar me ide dhe projekte konkrete për zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve.

“Shqipëria autentike duhet të ruajë trendin e turizmit dhe kjo është shumë e rëndësishme. GIZ punon në këtë drejtim. Ne punojmë për nxitjen e turizmit aktiv, përmes aktiviteteve sportive si, hiking, çiklizmi, mountain bike e sportet ujore dhe po ngremë platforma për të nxitur këto aktivitete. Në fokusin tonë është edhe agroturizmi, përmes të cilit shumë banorë lokalë mund të përfitojnë. Ne duam që produkti shqiptar të ketë identitet në kulinari. Italia dhe Franca janë kampione për produktin kulinar. Ne jemi në proces për të regjistruar markat, në mënyrë që fermerët të përfitojnë”, tha Sofjola Kotelli, drejtuese e programit SRD, në GIZ.

Pervin Gjikuria, sekretar i përgjithshëm i bashkisë Himarë foli për potencialet e fshehura dhe të nënreklamuara, për të cilat destinacione si Himara apo edhe vende të tjera janë krejtësisht të panjohura.

“Himara nuk është vetëm det. Ne kemi një natyrë mahnitëse, dhe shumë njerëz që kalojnë në rrugën e lumit të Vlorës mbeten të mahnitur. Ne duam që ta përfshijmë Himarën në turizëm gjithëvjetor. Turizmi fetar është një tjetër angazhim i bashkisë, pasi fshatrat tanë kanë dhjetëra kisha, të cilat ngjallin kureshtjen e banorëve vendas dhe të huaj. Cilësia e shërbimit është ajo çka ne duam të arrijmë në bashkinë tonë. Ne duam që klientët tanë të dalin të kënaqur. Jam besimplotë që me ndihmën që po na jepet nga ministria e linjës dhe GIZ, në fund të pesë viteve do të jemi në një tjetër nivel”, tha Gjikuria.

Të ftuarit në panel ndanë qëndrimin e përbashkët se Shqipëria është ende në hapat e parë të zhvillimit të turizmit dhe potencialet e saj duhet të zhvillohen përmes një strategjie të gjerë, rezultatet e së cilës do të kenë impakt me rëndësi brenda një pesëvjeçari.

“Ajo çka duhet të bëjmë është hartëzimi dhe ne duhet ta shesim Shqipërinë me çmimin që ajo ka. Burimet tona njerëzore janë të vakëta. Ne kemi rrugë, por nuk kemi transport publik. Elementi i kolektivitetit ka humbur dhe në rast se zbret në Rinas, përveç taksive, nuk ka mjet transporti publik që të çon në Gjirin e Lalëzit apo në Durrës. Ka një tendencë pozitive nga operatorët turistikë që kanë zgjeruar periudhën e guidave nga muaji maj deri në tetor. Mali i Zi ka një periudhë të shtrirë deri në 8 muaj, ne mund ta çojmë në 6 muaj. Elementi i shtrirjes në kohë të pushimeve kërkohet edhe nga vetë turistët”, nënvizoi Majlind Lazimi, drejtor menaxhues në Horwath HTL Albania.

Një përvojë unike biznesi në funksion të nxitjes së turizmit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore solli edhe Armando Muça, drejtor ekzekutiv i Albanian Nights.

“Nëse pyet dikë në Shqipëri për një ide biznesi sot në një zonë turistike, do të thotë se dëshiron të hapë një restorant, një bujtinë apo të lëshojë disa dhoma me qira ditore. Ne në Albanian Nights shesim kulturën vendase, u tregojmë njerëzve historinë e vendit tonë përmes këngëve, valleve dhe ritualeve që kanë trashëguar të parët. Ne shohim që turistët që pagujanë një biletë për këtë organizim, janë gati të blejnë edhe produktet tona të trashëgimisë kulturore dhe ky është një biznes fitimprurës”, tha Muça.

Të ftuarit folën edhe për strategjinë kombëtare të turizmit drejt Shqipërisë 2030, e cila do të zhvillohet përmes ndërtimit të infrastrukturës, me rrugë, hekurudha, porte dhe aeroporte, stimulimit të të rinjve për të ndjekur shkollat profesionale dhe politikat incentivuese për të rikthyer emigrantët shqiptarë të investojnë në vendin e tyre.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Miratohet ngritja e komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Kuvendi miratoi sot me 105 vota pro dhe 1 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe asaj…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Miratohet ngritja e komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Kuvendi miratoi sot me 105 vota pro dhe 1 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe asaj…