Rama: Shqipëria në rrugën e duhur për mbylljen e negociatave brenda 2027-ës, sfidat do adresohen në çdo hap

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se progresraporti i publikuar dje nga Komisioni Evropian për vitin 2025 thotë shumë gjëra, por mbi të gjitha thotë që Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbyllur teknikisht negociatat brenda 2027.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se progresraporti i publikuar dje nga Komisioni Evropian për vitin 2025 thotë shumë gjëra, por mbi të gjitha thotë që Shqipëria është në rrugën e duhur për të përmbyllur teknikisht negociatat brenda 2027.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ambasadorin e Bashkimit Europian, Silvio Gonzato i cili i dorëzoi progresraportin e Komisionit Evropian, Rama tha se patjetër në këtë rrugë të duhur ka sfida në çdo hap, sfida dhe çështje për t’u adresuar jo vetëm në mënyrë sasiore, por edhe në mënyrë cilësore.

Kryeministri vuri në dukje se raporti i progresit është një gotë e mbushur përgjysmë.

“Ajo që ne kemi bërë gjithmonë dhe do të bëjmë përsëri është që duke marrë të gjithë energjinë e nevojshme nga gjysma plotë të fokusohemi me të gjithë energjinë e nevojshme tek gjysma bosh, në mënyrë që brenda 2027 ta përmbyllim këtë proces dhe në mënyrë që raporti i vitit 2027 të shkruajë: rekomandojmë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se krenar që tanimë askush nuk harron të thotë që Shqipëria është në pararojë të këtij procesi se bashku me Malin e Zi dhe që më në fund Shqipëria është shembulli pozitiv që iu jepet edhe të tjerëve që duan të bëhen pjesë e familjes evropiane.

Ky është raporti për mua, vijoi Rama, të tjerat janë të gjitha pjesë të detajuara të një procesi ku ne i kemi kryer në një kohë rekord hapjen e 5 grup-kapitujve.

Kryeministri shprehu besimin se Shqipëria do të kryejë edhe hapjen e grup-kapitullit të gjashtë.

“Do ta mbyllim vitin me të gjithë grup-kapitujt e hapur”, tha Rama.

Kjo, shtoi Kryeministri, ka ardhur si rezultat i një fakti që dua ta risjell në vëmendjen e të gjithëve.

“Në vitet e poshtërimit siç unë i quaj dhe do t’i quaj gjithmonë ato vitet kur na e jepte Kadiu, por na e refuzonte Aliu, kur Komisioni rekomandonte hapjen e negociatave dhe për shkak të 1, 2 apo 3 vendeve Këshilli nuk arrinte t’i hapte negociatat me Shqipërinë ne jemi përgatitur për ditën kur negociatat do të hapeshin, kemi punuar njësoj sikur të ishin hapur”, nënvizoi Rama.

Për këtë arsye, theksoi Kryeministri, grupi ynë negociator ka shkëlqyer në këtë proces sepse nuk ka vajtur në tryezën e negociatave për të mësuar aty se çfarë duhet të bëjë, por ka qenë i mirëstërvitur gjatë periudhës 3-vjeçare të poshtërimit të Shqipërisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Pirdeni: Direktiva e BE-së kundër korrupsionit, udhërrëfyes për forcimin e reformave

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, vlerësoi sot rëndësinë e Direktivës së Bashkimit Evropian kundër korrupsionit…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pirdeni: Direktiva e BE-së kundër korrupsionit, udhërrëfyes për forcimin e reformave

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, vlerësoi sot rëndësinë e Direktivës së Bashkimit Evropian kundër korrupsionit…