Rama: SPAK po godet majtas e djathtas, lufta kundër korrupsionit si kurrë më parë

Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria ka bërë hapa para në luftën kundër korrupsionit.


Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria ka bërë hapa para në luftën kundër korrupsionit.

I pranishëm në Samitin e zgjerimit; “Euronews EU Enlargement Summit”, një moment i rëndësishëm dialogu BE vendet e Ballkanit Perëndimor mbi të ardhmen e zgjerimit, Rama theksoi se veprimtaria e SPAK ka krijuar shembullin se lufta kundër korrupsionit është e ekuilibruar.

Kreu i qeverisë shtoi se drejtësia po vepron, pa parë majtas apo djathtas dhe se kush është në pushtet apo kush ka qenë në pushtet.

Rama nënvizoi se askush “nuk mund t’i japë vendit leksione kur vjen fjala për luftën kundër korrupsionit”.

“Shqipëria po bën diçka të paparë dhe unike në të gjithë Rajonin, reformën tonë në drejtësi dhe njohjen nga ana jonë, jo vetëm de jure, por edhe de facto, të pavarësisë së drejtësisë. Veprimtaria e plotë e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka krijuar praktikisht në Shqipëri dhe për Shqipërinë, shembullin se lufta kundër korrupsionit shkon shumë përtej fjalëve, apo shfaqjeve, shkon shumë thellë. Është tejet e ekuilibruar, pa parë në të majtë apo në të djathtë, pavarësisht e kush është në opozitë apo qeveri, kush ka qenë në pushtet apo kush është në pushtet.

“Me shumë fakte që tregojnë se ajo çka kurrë nuk kishte ndodhur në Shqipëri deri në krijimin e shtetit shqiptar, deri në shumë pak vite më parë, po ndodh gjatë viteve të fundit, diçka që asnjë vend tjetër në rajon s’mund të pretendojë dot se e ka bërë. Ne e kemi marrë shumë seriozisht dhe në këtë moment ne pranojmë mbështetje, partneritet, ndihmë, por nuk pranojmë leksione nga askush, kur vjen fjala për luftën kundër korrupsionit”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bashkëpunimi me Italinë, projekte të reja në Bashkinë e Pogradecit

Pogradeci mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë nga Italia, të kryesuar nga Ambasadori italian z.Marco Alberti, në kuadër të…